Bota

Haradinaj, Kurtit: Ishe në luftë me të gjithë, por përfundove në luftë me veten

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të vonohet në implementimin e saj, meqë sipas tij, humbja e kohës do të thellonte pasojat që veçse ekzistojnë në Kosovë.

23 Mars 2023, 12:08 Nga I.A
Haradinaj, Kurtit: Ishe në luftë me të gjithë, por
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar sot se Qeveria e Kosovës nuk duhet të bëjë eksperimente me obligimet që ka marrë nga marrëveshja e njohur franko-gjermane. Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të vonohet në implementimin e saj, meqë sipas tij, humbja e kohës do të thellonte pasojat që veçse ekzistojnë në Kosovë. Kryetari i AAK-së, në një konferencë për media, ka kërkuar nga Kurti që të jetë serioz në këtë çështje.

"Jemi në dy vitet e qeverisjes Kurti, që sipas meje ishte në luftë me të gjithë, por që përfundoi në luftë me vetveten. Kurti fillimisht u shpalli luftë kategorisë së lirisë, punëtorëve të sektorit publik, të gjithë sipërmarrësve duke i ndalë investimet kapitale. Rezultat i kësaj qeverie jo vetëm që është lodhë, por ka filluar t’i lodhë edhe aleatët tanë më të mirë, të cilët për një vit nuk pranojnë asnjë zyrtarë të kësaj Qeverie për të udhëtuar në SHBA. Situata është serioze dhe Qeveria nuk duhet të bëjë eksperimente për të implementuar planin franko-gjerman. Ne e ndajmë për qeverisjen Kurti, vlerësimin tonë si mashtrues”, tha Haradinaj.

ramush haradinaj dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll