Të paktën 9 persona të vrarë nga sulmet ajrore ruse në Ukrainë
Foto ilustruese Të paktën nëntë persona mbetën të vrarë nga sulmet ajrore ruse në qytetet ukrainase më 22 mars...
Peter Szijjarto shtoi se emigrimi është pika kryesore e bashkëpunimit midis Ministrisë së Brendshme hungareze dhe Ministrisë së Sigurisë së Bosnjës.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto ka shprehur mbështetjen e tij për zgjerimin e Bashkimit Evropian, dhe bëri thirrje për përshpejtim të këtij procesi. Ai tha se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor do të ishin tashmë në BE, problemet e emigracionit mund të trajtoheshin në mënyrë më efikase.
Këto komente, ai i bëri gjatë një vizite zyrtare në Sarajevë, të mërkurën më 22 mars.
Sipas tij, më shumë se 265,000 emigrantë u ndaluan në kufirin jugor të Hungarisë vitin e kaluar. Szijjarto shtoi se emigrimi është pika kryesore e bashkëpunimit midis Ministrisë së Brendshme hungareze dhe Ministrisë së Sigurisë së Bosnjës.
“Ne e dimë se sa më mirë dhe më efikas të jetë bashkëpunimi në vendet e Ballkanit Perëndimor, aq më efikas është menaxhimi i emigracionit”, tha ai.
Hungaria gjithashtu dëshiron që procesi i zgjerimit të BE-së të përshpejtohet sepse stabiliteti i Bosnjës “është gjithashtu i një rëndësie të madhe edhe për ne”.
"Ne presim që Brukseli të ndërmarrë hapa konkretë në rrugën e pranimit më të shpejtë të [Bosnjës] në BE,"- tha Szijjarto pas takimit me ministrin e Jashtëm boshnjak Elmedin Konakoviq në Sarajevë. Szijjarto komentoi vendosjen e sanksioneve nga BE-ja ndaj individëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duke pretenduar se ato nuk e kanë arritur qëllimin e tyre.
Deklaratat e tij përputhen me ato të Viktor Orban, kryeministrit të Hungarisë, i cili ka bërë thirrje për heqjen e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë. Kritikët kanë thënë se pozicioni i Hungarisë ndaj sanksioneve i ka vendosur çështjet ekonomike afatshkurtra përpara sigurisë afatgjatë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Szijjarto tha se Hungaria nuk do të ndalojë blerjen e gazit natyror nga Rusia.
“Në situatën aktuale gjeopolitike, një furnizim i sigurt me gaz natyror për Hungarinë është i pamundur pa burime ruse,”, tha ai./REL
Foto ilustruese Të paktën nëntë persona mbetën të vrarë nga sulmet ajrore ruse në qytetet ukrainase më 22 mars...
SHBA- Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po rekomandojnë që njerëzit të ndalojnë menjëherë p&eu...
Pamje nga ceremonia SHBA- Worcester, Mass. - Një pjesë e rrugës Salisbury në Massachusetts do të marrë një emër nde...
Foto Ilustruese GREQI- Rasti horror me një vajzë 13-vjeçare në Lakoni, e cila u keqtrajtua dhe solli në jetë fëmi...
Protestuesit FRANCË- Qindra mijëra njerëz u vendosën në grevë dhe demonstratë në Francë të enjten pasi pr...
Kuvendi i Kosoves KOSOVË- Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare, ndërkaq në rend dite është edhe raportimi i kryemin...
Lindsay Lohan SHBA- Komisioni amerikan ka akuzuar Lindsay Lohan, Jake Paul dhe disa të famshëm të tjerë se nuk zbuluan se ishin pa...
Lideret e BE BRUKSEL- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel për të nisur një samit dy-ditor ku lufta e Rusi...
Presidenti kinez, Xi Jinping, ka përfunduar vizitën treditore në Moskë, ku e ka takuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Në...
Vladimir Putin në luftën e Ukrainës ndodhet me shpatulla pas murit. Ushtria e tij nuk po avancon, ekonomia ruse po dobësohet nën sank...