Bota

Takimi i Ohrit, Kurti: Kemi obligimet tona, nuk mund t'i shmangim detyrimet në traktatet ndërkombëtare

Ai para deputetëve ka folur rreth ecurisë se si ka shkuar takimi me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

23 Mars 2023, 11:35 Nga I.A
Takimi i Ohrit, Kurti: Kemi obligimet tona, nuk mund t'i shmangim detyrimet
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka nisur raportimin e tij në Kuvend për takimin e Ohrit. Ai para deputetëve ka folur rreth ecurisë se si ka shkuar takimi me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

"Kosova i ka obligimet e veta ligjore. Unë i kam kundërshtuar disa nga marrëveshjet në të kaluarën dhe vazhdojë të punojë për rezultat më të mirë. Por, aleatët tanë na kujtojnë se marrëveshjet janë arritur në emër të shteteve tona me detyrime edhe kur qeveritë ndryshojnë. Nëse duam të trajtohemi si shtet unë nuk mund t’i shmangë detyrimet nga traktatet ndërkombëtare që ne i lidhim”, tha Kurti.

albin kurti kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll