Bota

Një rrugë në Massachusetts merr emrin e Skënderbeut

Kisha Ortodokse shqiptare tha se ky emër do të nderojë mbi 20 mijë shqiptarë që jetojnë në këtë qytet. 

23 Mars 2023, 10:58 Nga f.g
Një rrugë në Massachusetts merr emrin e Skënderbeut
Pamje nga ceremonia

SHBA- Worcester, Mass. - Një pjesë e rrugës Salisbury në Massachusetts do të marrë një emër nderi. Vendimi u mor nga anëtarët e Këshillit të qytetit të Worcester-it që dhanë votën pro që rruga të merrte emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Kisha Ortodokse shqiptare tha se ky emër do të nderojë mbi 20 mijë shqiptarë që jetojnë në këtë qytet. 

“Ka një rëndësi të madhe dhe duhet të jetë një nder për qytetin e Ëorcester-it, jo vetëm për shqiptarët, që të ketë këtë emër”, tha Frank Zdruli nga grupi Sons of St.Mary’s.

“Tani, nëse shkoni në supermarket, kafene apo mekanik, pothuajse gjithmonë mund të jeni këtu dikush që flet shqip”, tha At Mark Doku. "Ka qenë një rritje shpërthyese në këtë komunitet."

Megjithatë, ky emër nderi nuk ndryshon emertesën zyrtare të rrugës Salisbury dhe sinjalistikën rrugore. /Dosja.al

 

salisbury massachusetts

Sondazh

Poll