Aktualitet

Kaluan qytetarët me dokumente false për 170 euro, pezullohen nga puna 3 policët në Portin e Vlorës, shefi e nënkomisari nën hetim

Ndërsa, ndaj shefit të Stacionit të PKK Port Vlorë nënkomisar Y. D, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin e thelluar disiplinor.

22 Mars 2023, 23:26 Nga F.M
Kaluan qytetarët me dokumente false për 170 euro, pezullohen nga puna
Punonjësit në kronikën e Stop

VLORË- Tre punonjësit e Policisë së Shtetit që kalonin qytetarët me letra false në Portin e Vlorës janë pezulluar nga detyra. Masa është marrë pas publikimit të rasteve në emisionin "Stop". Në njoftim bëhet me dije se janë pezulluar, përgjegjësi i turnit nënkomisar Xh. Q, inspesktor P. H., me detyrë kontrollor, si dhe inspektor G. Z., me detyrë trup shërbimi. Ndërsa, ndaj shefit të Stacionit të PKK Port Vlorë nënkomisar Y. D, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin e thelluar disiplinor.

Reagim i Policisë së Shtetit

Në lidhje me rastin e transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, për kalim të paligjshëm të kufirit, me dokumente të falsifikuara dhe duke paguar ryshfet tek një punonjës i Policisë Kufitare të portit Vlorë, ju informojmë se: Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra tre punonjësit e Policisë në PKK Port Vlorë, konkretisht përgjegjësin e turnit nënkomisar Xh. Q, inspesktor P. H., me detyrë kontrollor, si dhe inspektor G. Z., me detyrë trup shërbimi. Ndaj tre punonjësve të Policisë të lartpëmendur si dhe ndaj shefit të Stacionit të PKK Port Vlorë nënkomisar Y. D, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin e thelluar disiplinor, ndërsa nga AMP ka nisur hetimi penal. Policia e Shtetit falënderon gazetarët e emisionit “Stop” dhe fton sërish mediat dhe qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të Policisë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm. Policia e Shtetit është shumë e vendosur për të larguar nga radhët e saj, punonjësit që abuzojnë me detyrën dhe cenojnë besimin e qytetarëve të Policia.

Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi pengesat që hasin qytetarët në Portin e Vlorës për të udhëtuar drejt Italisë, ku duhet të paguajnë ryshfet për të marrë një garanci false që dikush në Itali po i pret. Stop e faktoi këtë nëpërmjet kamerave të fshehta. Një qytetar pret një biletë për në Brindizi, në një agjenci pranë Portit të Vlorës. Por atë nuk e lenë të niset pa garancinë e një shtetasi italian. Ndaj, përmes një sekseri u jepn paratë policëve dhe qytetarët kalojnë.

porti i vlores

Sondazh

Poll