Aktualitet

Ish-kryeprokurorja e Tiranës: Në Shqipëri ka më shumë shtëpia bari se shkolla

Imeraj u shpreh se në Shqipëri ka pasur disa etapa të kanabizimit.

22 Mars 2023, 23:04 Nga F.M
Ish-kryeprokurorja e Tiranës: Në Shqipëri ka më shumë
Elisabeta Imeraj

TIRANË- Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj thotë se fenomeni i shtëpive të barit është përhapur masivisht në Tiranë. E ftuar në “Bardh a Zi” në ABC News, Imeraj u shpreh se në Shqipëri ka pasur disa etapa të kanabizimit. Ajo madje bëri dhe një krahasim me numrin e shkollave dhe tha se ka më shumë shtëpia që kanë kthyer në magazine kanabisi se sa institucione arsimore.

“Atë mund ta themi, që kemi më shumë shtëpi bari sesa shkolla. Ne kemi ndjekur disa etapa të përhapjes së kanabizmit në Republikën e Shqipërisë. Ka ndryshuar mënyra sesi është qasur kriminaliteti karshi formës më të re për ta zhvilluar. Kemi shtëpitë e barit. Janë bërë disa goditje dhe ajo që është e nevojshme të bëhet nga institucionet përkatëse është që të jenë të mirëformuara. Kjo lidhur ngushtësisht me atë pjesën tjetër që inspektori i zonës, duhet të jetë pararoja e parë për të na dhënë informacionin e duhur. Duhet gjetur mekanizmi se ku ka rrjedhur përçimi i informacionit”, theksoi ajo.

elisabeta imeraj

Sondazh

Poll