Aktualitet

KQZ ‘ndëshkon’ socialistët, u ndalon zhvillimin e pesë aktiviteteve, ‘digjet’ Margariti, Golemi dhe Krali

Golemi kishte planifikuar tre aktivitete dhe kryebashkiaku i Kavajës Redjan Krali që kishte planifikuar një takim me ekselentët e Kavajës në praninë e deputetit Etjen Xhafaj.

22 Mars 2023, 23:10 Nga F.M
KQZ ‘ndëshkon’ socialistët, u ndalon zhvillimin e
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndaluar pesë aktivitete të socialistëve që janë kategorizuar si aktivitete shtetërore për qëllime elektorale. Bëhet fjalë për aktivitete që ishin planifikuar të zhvilloheshin nga Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila në datën 24 mars në orën 14:00 kishte organizuar një bisedë të hapur “për klasterin dixhital për audiovizivën”, Kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi që kishte planifikuar tre aktivitete dhe kryebashkiaku i Kavajës Redjan Krali që kishte planifikuar një takim me ekselentët e Kavajës në praninë e deputetit Etjen Xhafaj. Aktiviteti ishte planifikuar për sot në orën 16:30, por KQZ ka ndaluar zhvillimin e tij.

Njoftimi i bërë më herët për raportimin:

Nga data 13 janar 2023 deri në datën 14 maj 2023, çdo organ publik ka detyrimin të raportojë paraprakisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbi veprimtaritë publike të kryera nga titullari dhe/ose çdo punonjës i administratës, apo personeli tjetër i institucionit. KQZ duhet të njoftohet për zhvillimin e veprimtarisë publike të paktën 5 (pesë) ditë përpara datës së parashikuar për zhvillimin e saj. Në rast se nuk respektohet ky afat veprimtaria do të ndalohet dhe nuk mundet të bëhet publike.

Zhvillimi i çdo veprimtarie me karakter publik, me pjesëmarrjen e punonjësve të organeve publike duhet të raportohen. Ndalohet në këto veprimtari përdorimi i shenjave, logove, sloganeve, pankartave, posterave të lëvizshëm ose jo, materialeve propagandistike që identifikojnë drejtpërsëdrejti, apo tërthorazi një parti politike/subjekt zgjedhor apo kandidat në zgjedhje.

Gjatë zhvillimit të veprimtarive, ndalohen thirrjet, apo fjalimet me përmbajtje partiake ose zgjedhore në favor të një subjekti zgjedhor apo të një kandidati.

Promovimi i investimeve me pjesëmarrjen e zgjedhësve/elektoratit, përfaqësuesve të partisë politike konsiderohet si veprimtari politike zgjedhore. Pjesëmarrja e punonjësve të administratës brenda orarit zyrtar të punës në këtë lloj veprimtarie konsiderohet shkelje e dispozitave të Kodit Zgjedhor. Këto lloj veprimtarish me qëllime zgjedhore ndalohet të publikohen në faqen elektronike zyrtare të institucionit apo në rrjetet sociale zyrtare të institucionit.

KQZ deklaron se “ndalohet promovimi i projekteve të ndryshëm në investime, shërbime, për të cilat fondet janë planifikuar pas datës 13 Janar dhe jashtë programit vjetor buxhetor të miratuar në fillim të vitit. Ndalohet shpërndarja publike e lejeve të legalizimit dhe/ose çdo titulli pronësie në periudhën e përcaktuar në këtë kujtesë. Ndalohet zhvillimi i veprimtarive të tjera me karakter politik/zgjedhor në selitë dhe oborret e shkollave, në spitale e të tilla të ngjashme, në selitë e organeve publike qendrore dhe vendore, të tilla si ministri, bashki, agjenci të ndryshme e të tilla të ngjashme. Ndalohet zhvillimi i veprimtarive me karakter politik/zgjedhor si dhe në biblioteka, qendrat kulturore përveç kur këto janë përcaktuar me vendim/udhëzim nga institucioni që i ka në varësi, si qendra multifunksionale”.

flamur golemi komisioni qendror i zgjedhjeve etjen xhafaj redjan krali elva margariti

Sondazh

Poll