Aktualitet

Grupi që shiste kokainë në Tiranë, gazetari: Kishte dhe gra, u shërbejnë si ‘makijazh’

Sipas tij, ato kanë më pak mundësi që të bien në sy.

22 Mars 2023, 23:00 Nga F.M
Grupi që shiste kokainë në Tiranë, gazetari: Kishte dhe gra,
Fatjon Gjinaj

TIRANË- Gazetari Fatjon Gjinaj ka deklaruar se grupi prej 20 personave që u vu sot në pranga dhe që shiste kokainë në shkolla e lagje të ndryshme të Tiranës, kishte si anëtare edhe gra. I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, Gjinaj tha se gratë janë ato që shërbejnë si ‘makijazh’ për grupin e studiojnë zonat. Sipas tij, ato kanë më pak mundësi që të bien në sy.

“Në informacionet që unë kam, të konfirmuara edhe në rrugë zyrtare, ky grup ka të bëjë me një organizim fundor, pra këta janë shpërndarësit. Ndërkohë që ka dyshime se disa prej tyre pavarësisht se nuk është arritur pasi flisnin me kode, personat thonë, burime që kanë investuar në këtë rrjet nuk kanë pasur kontakt direkt me lëndën narkotike dhe kanë qenë të kamufluar. Mes tyre ka pasur edhe gra, dy prej të cilave nuk janë në Shqipëri. Shërbejnë si makijazh për trupin, nuk bien në sy, kontrollojnë zonat, jamë më të lehta në lëvizje,”- tha ai ndër të tjera.

fatjon gjinaj

Sondazh

Poll