Bota

Çitaku: Kurti refuzoi marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës, solli vetë Asociacionin pa njohje

Ajo ka shkruar se kryeministri Kurti ia ka sjellë Kosovës vetëm një marrëveshje të përkohëshme, pa njohje, por me asociacion.

22 Mars 2023, 23:04 Nga I.A
Çitaku: Kurti refuzoi marrëveshjet e Thaçit dhe
Vlora Çitaku

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Serbia nuk ka argumente sot në tavolinë kundër Kosovës të cilën e përfaqëson ai përveç argumenteve që i kanë dhënë paraardhësit e tij. Për këtë deklaratë të Kurtit ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku. Çitaku tha se vet kryeministri Kurti po i përdor ato dokumente sot. Ajo ka shkruar se kryeministri Kurti ia ka sjellë Kosovës vetëm një marrëveshje të përkohëshme, pa njohje, por me asociacion.

Postimi i Plotë:

Kryeministri paska deklaruar se argumente kundër Kosovës ka vetëm nga marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës. Çfarë ka nga marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës? Kryeministri i ka dokumentet që sot po i përdorë edhe vet: 1) Letra e Mogerinit për një asociacion në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. 2) Letrat e njëpasnjëshme të Presidentëve të SHBA-ve për një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, dhe ligjërisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër. Çfarë na solli Albini? Na solli një marrëveshje të përkohëshme, pa njohje, por me asociacion. Një marrëveshje me Nenin 7, përkatësisht autonomi territoriale dhe status të veçantë juridik për Kishën Ortodokse Serbe, e cila kështu hapë edhe Pakon e Ahtissarit dhe Kushtetutën e Kosovës.

Takimi në Ohër

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. Pas 12 orëve negociata, ai doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

vlora citaku albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Bota 22 Mars 2023, 22:08

DW: Si i bëhet me krizën bankare?

UBS ZVICËR- Vetë dimensioni i së vetmes bankë të madhe zviceriane, bankës së "re USB”, jep arsye për t'u...