Historia/ U dënua me 241 vite burg, por u lirua pas 27 vitesh: Sa shumë paskan ndryshuar gjërat
Bobby Bostic SHBA- Kur Bobby Bostic u lirua nga burgu në nëntor, 27 vjet në një dënim 241-vjeçar, shumë gjëra duk...
Konjufca, thotë se kërkesa për asociacion, përveç faktit se është paraparë me marrëveshjen e vitit 2013 mes Kosovës e Serbisë, ajo paraqet një kërkesë të Serbisë dhe jo komunitetit serb.
KOSOVË- Kosova ka marrë garanci të forta ndërkombëtare se me asociacionin nuk do të krijohet niveli i tretë i pushtetit dhe nuk do të preken vijat e kuqe të funksionimit kushtetues, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Kemi marrë garanci të forta që asociacioni do të jetë një lloj forumi. Por, nësë kërkohet që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive ose të bëhet me ndryshime kushtetues, mendoj që asgjë më nuk ka vlerë dhe vendi duhet të shkoj në zgjedhje”, thekson ai.
Konjufca, thotë se kërkesa për asociacion, përveç faktit se është paraparë me marrëveshjen e vitit 2013 mes Kosovës e Serbisë, ajo paraqet një kërkesë të Serbisë dhe jo komunitetit serb. Ai tha se për serbët e Kosovës jetike është që ata t’i shfrytëzojnë të drejtat që ua mundëson Pakoja e Ahtisaarit, si një dokument që parasheh të drejtat për komunitetet pakicë në nivelin më të lartë të mundshëm.
Konjufca sqaron hapat që pritet të ndiqen në vijim në lidhje me vet-menaxhimin e komunitetit serb, sipas Planit Evropian dhe Aneksit të veprimit.
“Si veprim ajo është e cekur që BE-ja e krijon një ekip të monitorimit, së pari ai ekip i monitorimit pastaj i raporton BE-së edhe i shtynë palët drejtë asaj për të cilën kanë thanë që janë pajtuar”, tha ai.
Në këtë aspekt, ai thotë se Qeveria por edhe opozita, tashmë janë pozicionuar fuqishëm që nuk duhet lejuar asociacion me kompetenca ekzekutive.
“Garancitë janë të forta që do të jetë një lloj i diçka si forum për trajtimin e interesave të serbëve”, thotë ai.
Por, punët ndryshojnë, nëse kërkohet një asociacion i nivelit të tretë të pushtetit.
"Një entitet i cili është monoetnik, e i cili është bartës i pushtetit publik dhe për të cilin nga Kosova kërkohet me e ndryshu kushtetutën, unë mendoj që kjo është vijë e kuqe, dhe atëherë duhet të ngulim këmbë, atëherë nuk ka lidhje as nëse flasim për këso e aso parametra. Qeveria e Kosovës nuk ka kuptim, nuk ka kuptim më as parlamenti i Kosovës dhe menjëherë vendi duhet me shku në zgjedhje për mendimin tim”, tha Konjufca.
Bobby Bostic SHBA- Kur Bobby Bostic u lirua nga burgu në nëntor, 27 vjet në një dënim 241-vjeçar, shumë gjëra duk...
Hunter Biden SHBA- Hunter Biden kishte një spiun të FBI-së të quajtur "One-Eye", i cili u tha partnerëve të tij të ...
Tanzani TANZANI- Tanzania ka konfirmuar tetë raste të Marburgut, një ethe hemorragjike virale me vdekje të lartë me simptoma gjer&...
Albin Kurti KOSOVË- Duke folur për marrëveshjen Kosovë-Serbi, kryeministri Albin Kurti, shpjegoi se edhe pse nuk ka nënshkrim, meg...
UBS ZVICËR- Vetë dimensioni i së vetmes bankë të madhe zviceriane, bankës së "re USB”, jep arsye për t'u...
Recep Tayip Erdogan TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, do të përballet me provën më të madhe të udh&...
Pamje nga takimi KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i priti sot në takim David Patton, president i Këshillit Amerikan dhe Mic...
Momenti GREQI- Zbulime tronditëse kanë dalë në dritë për “dragoin” e Kifisisë, të riun që u a...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për nenin që flet për statutin e Kishave Serbe në Planin Ev...
Zbukurimet ANGLI- Një ndër rrugët më të famshme të Londrës, West End, është ndriçuar për herë...