22 Mars 2023, 21:22
Nga F.M
Alba Exotic Fruit
TIRANË- Alba Exotic Fruit vazhdon të jetë nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme, për shkak të ngarkesave me kokainë që janë gjetura të fshehura në banane, por deri më tani nuk është konfirmuar asnjë vepër penale që ran ë ‘kurriz’ të administratorëve.
Top Channel shkruan se paralelisht me hetimin për ngarkesat me kokainë, kjo kompani është hetuar dhe për fshehje të të ardhurave. Mirëpo, sipas prokurorisë së kryeqytetit, vepra penale nuk ekziston dhe nuk faktohet.
Si prova u përdoren faturat e dorëzuara nga organet tatimore që shpjegojnë se gjithçka ndodhi për shkak të një gabimi fiskal.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur moskompetencë për dosjen e kokainës së kompanisë "Alba Exotic Fruits", duke e deleguar atë në Prokurorinë e Durrësit me argumentin se nuk ka prova për grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit kriminal. Kështu që, i takon Prokurorisë së Durrësit që të provojë akuzën për trafik ndërkombëtar kokaine.
Për këtë aktivitet kriminal janë në burg dy vëllezërit Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni, edhe pse të dy i mohojnë akuzat e ngritura ndaj tyre.
Eduart Dauti është administrator dhe aksioner me 90% i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, ndërsa 10% të aksioneve i ka i vëllai, Barjon Gumeni, i cili ka ndryshuar mbiemrin. Në kontejnerët e kompanisë “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në 6 raste të ndryshme.
alba exotic fruit
Aktualitet
22 Mars 2023, 21:00
Foto Ilustruese
TIRANË- Në muajin shkurt 2023, Policia e Shtetit, njoftoi se janë hapur 300 vende vakante për punonjës policie. Ka...
Aktualitet
22 Mars 2023, 20:45
F.M
Ilir Kapetani
TIRANË- Ilir Kapetani, inspektor pranë Agjencisë së Pronave është lënë sot në burg nga Gjykata e...
Aktualitet
22 Mars 2023, 20:20
F.M
Arjan Tase
VLORË- Prokuroria e Vlorës është në udhëkryq për kualifikimin e veprës penale ndaj ish-shefit të k...
Aktualitet
22 Mars 2023, 19:46
F.M
Zjarr
KORÇË- Një biznes ka marrë flakë në afërsi të fshatit Neviçisht në Korçë. Parapraki...
Aktualitet
22 Mars 2023, 18:28
k.m.
Saimir Zefi dhe Niko Kordhishi
GREQI- Shoku i qelisë së Saimir Zefit, Niko Kordhishti nga Fieri ka deklaruar se është arrestuar pa pasu...
Aktualitet
22 Mars 2023, 18:08
k.m.
Saimir Zefi
TIRANË- Vetëm 2 ditë burg ishte ndëshkimi i autoriteteve greke për 4 efektivët grekë që torturuan n&eum...
Aktualitet
22 Mars 2023, 17:35
k.m.
Lefter Alla
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore që solli arrestimin nga SPAK të kryetarit të Bashkisë...
Aktualitet
22 Mars 2023, 17:08
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Sot në Tiranë u finalizua "shkatërrimi" i dy grupeve kriminale që vendosi në pranga 20 persona e shpa...
Aktualitet
22 Mars 2023, 16:37
I.A
Lista Serbe
KOSOVË- Ka përfunduar afati 14 ditor i KQZ-së për aplikim për certifikim të kandidatëve dhe partive politik...
Aktualitet
22 Mars 2023, 16:34
k.m.
Ilir Kapetani
TIRANË- Ish-inspektori i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Ilir Kapetani, i arrestuar për korrupsio...