22 Mars 2023, 17:35
Nga k.m.
Lefter Alla
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore që solli arrestimin nga SPAK të kryetarit të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla së bashku me 12 zyrtarë të tjerë, për tenderin e ndërtimit të ujësjellësit me vlerë rreth 3 mln euro. Nga dosja e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton se Lefter Alla, në datën 11 qershor 2021, ka publikuar një foto nga punimet për ndërtimin e ujësjellësit.
Po ashtu në dosjen e publikuar nga ReportTv, më 3 mars 2022, Lefter Alla ka dalë nga Bashkia Bulqizë dhe ka hyrë në lokalin ‘Vip Beer’, e më pas në orën 16 dhe 39 minuta aty vjen edhe Aqif Konesha, administratori i kompanisë që po zbatonte kontratën që në letra ishte lidhur me kompanitë e Rasim Daçit dhe Hamz Ismailajt. Të tre më pas hipin në makinën ‘Range Rover’ në pronësi të Koneshës dhe nisen në drejtim të Qafës së Buallit.
Nga pamjet që kanë siguruar agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kryebashkiaku ishte ulur në vendin e parë. Gjatë rrugës makina ndalin dhe në sediljen e pasme hipën edhe Alban Konesha, e më pas hyn në një tunel të ndërtuar gjatë regjimit komunist. Pikërisht në këtë moment grupi i vëzhgimit ka humbur objektivin dhe janë tërhequr.
Nuk dihet se çfarë kanë komunikuar Lefter Alla, Aqif Konesha dhe Alban Konesha në tunel, pasi vëzhgimi ka rinisur disa ditë më vonë.
Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla u vu në pranga pak ditë më parë. Ndaj tij rëndojnë dy akuza, korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë. Bashkë me Allën është vënë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.
lefter alla
Aktualitet
22 Mars 2023, 17:08
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Sot në Tiranë u finalizua "shkatërrimi" i dy grupeve kriminale që vendosi në pranga 20 persona e shpa...
Aktualitet
22 Mars 2023, 16:37
I.A
Lista Serbe
KOSOVË- Ka përfunduar afati 14 ditor i KQZ-së për aplikim për certifikim të kandidatëve dhe partive politik...
Aktualitet
22 Mars 2023, 16:34
k.m.
Ilir Kapetani
TIRANË- Ish-inspektori i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Ilir Kapetani, i arrestuar për korrupsio...
Aktualitet
22 Mars 2023, 16:38
F.M
Agim Ademi
KOSOVË- Ky është momenti kur Agim Ademi, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës dërgohet n&eu...
Aktualitet
22 Mars 2023, 16:10
F.M
Artan Bajraktari
TIRANË- Një 23-vjeçar i identifikuar si Klesti Qordja, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Ti...
Aktualitet
22 Mars 2023, 15:44
k.m.
Pamje nga aksioni
TIRANË- Operacioni "Harta" është finalizuar sot nga Policia e Shtetit, duke vendosur në pranga 20 persona, të ci...
Aktualitet
22 Mars 2023, 15:22
I.A
Tensionet
KAVAJË- Tensione ka pasur sot në ambientet e 'Prestige'. Mësohet se mediat si dhe përfaqësuesit e këtij resorti nuk...
Aktualitet
22 Mars 2023, 14:57
I.A
Policia
TIRANË- 267 leje drejtimi janë pezulluar nga policia rrugore gjatë 72 orëve. Mësohet se po ashtu janë arrestuar ...
Aktualitet
22 Mars 2023, 13:58
k.m.
Klodian Tomorri dhe Ditmir Bushati
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka theksuar një pjesë të deklaratës që ka bërë ...
Aktualitet
22 Mars 2023, 13:22
A.B
Prokuroria
TIRANË- Për operacionin anti-drogë të zhvilluar në Tiranë, ku 20 persona u arrestuan dhe 4 të tjerë u sh...