Bota

Tentoi të përdhunonte 8-vjeçaren, momenti kur 27-vjeçari e tërheq zvarrë me forcë

Në video shihet 8-vjeçarja teksa shkon drejt makinës së gjyshes për të shkuar në stërvitje. Vajza futet në makinë dhe mbyll derën, ndërsa pak sekonda më pas shfaqet 27-vjeçari me tipare të mbuluara. 

22 Mars 2023, 21:22 Nga I.A
Tentoi të përdhunonte 8-vjeçaren, momenti
Momenti

GREQI- Zbulime tronditëse kanë dalë në dritë për “dragoin” e Kifisisë, të riun që u arrestua pasditen e 20 marsit, për përdhunimin e dy grave. Sipas një raportimi të Star, 27-vjeçari madje kishte tentuar të përdhunonte një vajzë të mitur, vetëm 8 vjeçe. Video-dokumenti tronditës nga një kamera sigurie regjistron sulmin e tij ndaj të miturës.

Në video shihet 8-vjeçarja teksa shkon drejt makinës së gjyshes për të shkuar në stërvitje. Vajza futet në makinë dhe mbyll derën, ndërsa pak sekonda më pas shfaqet 27-vjeçari me tipare të mbuluara. I drejtohet makinës, hap derën dhe tenton të nxjerrë me forcë të miturën, madje duke përdorur shprehje vulgare.

Prindërit e fëmijës folën në emisionin kryesor të lajmeve të Star për përvojën traumatike të fëmijës së tyre.

“Ai hapi derën dhe i tha fëmijës “Do të të ...”. Ajo më pyeti se çfarë do të thotë kjo frazë... Po tërhiqte fëmijën për dore, për fat vjehrra ime me gjithë rrezikun që ishte, arriti të largohej duke e tërhequr, sepse ai nuk e lëshonte,” tha babai i fëmijës .

Siç tha nëna e saj, 8-vjeçarja është ende e frikësuar, shikon majtas e djathtas sa herë që futet në makinë.

“Fëmija im u trondit, sepse nuk dëgjon të tilla fjalë. Ajo hyn dhe del nga makina, duke parë majtas dhe djathtas për të parë nëse dikush po i afrohet, ajo nuk e njeh atë”, tha ai.

Sondazh

Poll