Art&Argëtim

Nominimet në 'BAFTA': This Is Going To Hurt, The Responder dhe The Crown kryesojnë listën

Fituesit do të shpallen në BBC One më 14 maj, në një shfaqje të organizuar nga komedianet Rob Beckett dhe Romesh Ranganathan.

22 Mars 2023, 09:44 Nga A.B
Nominimet në 'BAFTA': This Is Going To Hurt, The Responder dhe
Aktori

SHBA- This Is Going To Hurt, The Responder dhe The Crown kryesojnë nominimet e këtij viti në TV BAFTA.

Përshtatja e librit të Adam Kay në lidhje me përvojën e tij të punës në NHS u vlerësua gjerësisht nga kritikët dhe shikuesit, ndërsa miliona ishin të sintonizuar për të parë Martin Freeman në The Responder - për një oficer policie në Merseyside. Të dy shfaqjet morën gjashtë nominime, raporton 'Skynews'.

Me 5 nominime është The Crown, e cila pa një rritje pas vdekjes së Mbretëreshës në shtator dhe polemikës rreth shfaqjes. Gjithashtu pesë nominime kanë marrë: Bad Sisters and Slow Horses nga Apple TV+ , si dhe The English e Emily Blunt, ndërsa Am I Being Unreasonable?, Somewhere Boy, Big Boys dhe Top Boy janë nominuar katër herë.

Nominimet duket se shënojnë një zhvendosje drejt shfaqjeve të rrënjosura në një lloj realiteti, me This Is Going To Hurt dhe The Responder të dyja të shkruara nga një ish-mjek dhe oficer policie.

Në kategoritë e aktrimit, ka nominime për herë të parë për Gary Oldman, Daniel Radcliffe dhe Adelayo Adedayo (The Responder), si dhe Cillian Murphy (Peaky Blinders), Lenny Rush ( Am I Being Unreasonable) dhe Jon Pointing (Big Boys).

Komedianve Sue Perkins dhe Rosie Jones u janë dorëzuar gjithashtu nominimet e tyre të para BAFTA për Sue Perkins: Perfectly Legal dhe Trip Hazard të Rosie Jones.

Fituesit do të shpallen në BBC One më 14 maj, në një shfaqje të organizuar nga komedianet Rob Beckett dhe Romesh Ranganathan.

bafta tv awards

Sondazh

Poll