Art&Argëtim

Reperi '6ix9ine' sulmohet brutalisht në palestër, dërgohet me urgjencë në spital (VIDEO)

Stafi i palestrës dëgjoi zhurmën dhe njoftoi menjëherë një menaxher. Më pas në vendngjarje u thirrën policia dhe EMS dhe ai u transportua në spital me ambulancë.

22 Mars 2023, 08:05 Nga a.l
Reperi '6ix9ine' sulmohet brutalisht në palestër,
6ix9ine

SHBA- Në rrjet po qarkullon një video ku reperi Tekashi '6ix9ine' sulmohet brutalisht nga një burrë teksa reperi përpiqet të mbrohet duke mbuluar fytyrën. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një palestër në Florida. Ai është dërguar me urgjencë në spital për të marrë mjekimet. 

Avokati i '6ix9ine', Lance Lazzaro tha se reperi ishte brenda saunës të martën në një palestër kur krejt papritur ai u sulmua nga të panjohurit. Stafi i palestrës dëgjoi zhurmën dhe njoftoi menjëherë një menaxher. Më pas në vendngjarje u thirrën policia dhe EMS dhe ai u transportua në spital me ambulancë.

6ix9ine

Sondazh

Poll