Art&Argëtim

“Kjo do të jetë e fundit”/ Rupert Murdoch martohet për herë të pestë në moshën 92- vjeçare

Bizesmeni 92-vjecar rrëfen se kjo do të jetë martesa e tij fundit. Rupert Murdoch ka treguar detaje rreth propozimit, duke shtuar se ndihej i nervozuar dhe kishte frikë të dashuronte përsëri.

21 Mars 2023, 11:41 Nga f.i
“Kjo do të jetë e fundit”/ Rupert Murdoch martohet
Rupert Murdoch dhe Ann Lesley Smith

BRITANI- Bizesmeni Rupert Murdoch ka njoftuar martesën e tij të pestë me Ann Lesley Smith. BBC shkruan se Murdoch u takua me partneren e tij 66-vjeçare në shtator. Teksa ka folur për mediat 92-vjecari rrëfen se kjo do të jetë martesa e tij fundit. Bizesmeni ka treguar detaje rreth propozimit, duke shtuar se ndihej i nervozuar dhe kishte frikë të dashuronte përsëri.

“Kisha frikë të bija në dashuri, por e dija se kjo do të ishte e fundit për mua. Jam i lumtur,”-tha Murdoch.

Ndërkohë edhe partnerja e tij është shprehur se për të dy është një dhuratë nga Zoti dhe mezi presin të kalojnë pjesën tjetër të jetës sëbashku.

“Për ne të dy është një dhuratë nga Zoti. Unë jam një vejushë prej 14 vjetësh. Ashtu si Rupert, burri im ishte biznesmen. Ne ndajmë të njëjtat besime. Të dy mezi presim të kalojmë gjysmën e dytë të jetës së bashku,”- u shpreh Smith.

Romanca e re për Rupert Murdoch vjen mbas ndarjes me gruan e katërt Jerry Hall vitin e kaluar. Dasma do të bëhet në fund të verës dhe çifti do të kalojë kohën mes Kalifornisë, Montanës, Nju Jorkut dhe Britanisë së Madhe.

rupert murdoch ann lesley smith

Sondazh

Poll