Art&Argëtim

Nis gjyqi ndaj Gwyneth Paltrow/ Aktorja akuzohet se braktisi të moshuarin në një pistë skish, burri kërkon 300,000 dollarë dëmshpërblim

Terry Sanderson, 76 vjeç, tha se Paltrow po kalonte nëpër shpatet e malit pa u kujdesur dhe saqë u përplasën, e më pas aktorja e la në tokë, pa u kujdesur për shëndetin e tij.

21 Mars 2023, 17:20 Nga k.m.
Nis gjyqi ndaj Gwyneth Paltrow/ Aktorja akuzohet se braktisi të moshuarin
Gwyneth Paltrow ne gjyq

PARK CITY- Gwyneth Paltrow u paraqit në gjykatën në Utah të martën në mëngjes për t'u përballur me një padi të vendosur nga një optometrist në pension, i cili tha se aktorja e kishte përplasur në vitin 2016 teksa bën ski. Terry Sanderson, 76 vjeç, tha se Paltrow po kalonte nëpër shpatet e malit pa u kujdesur dhe saqë u përplasën, e më pas aktorja e la në tokë, pa u kujdesur për shëndetin e tij.

"Gwyneth Paltrow ishte jashtë kontrollit, duke e rrëzuar fort dhe duke shkaktuar një dëmtim të trurit, katër brinjë të thyera dhe lëndime të tjera të rënda klientit tonë. Paltrow u ngrit, u kthye dhe u largua me ski, duke e lënë Sanderson të shtrirë në dëborë dhe të plagosur rëndë,"-pohojnë avokatët e Sanderson në padi.

Ndaj dhe kërkojnë 300,000 dollarë dëmshpërblim– duke pretenduar se aksidenti në Park City, Utah, ishte rezultat i neglizhencës. Park City është një qytet turistik malor që pret festivalin e filmit Sundance çdo vit.

Në vendpushimet e skive, skiatori që është tatëpjetë ka të drejtën e kalimit, kështu që një pyetje kryesore në këtë rast është se kush ishte më poshtë kur ndodhi përplasja. Të dy Paltrow dhe Sanderson pretendojnë se nuk kishin faj. I moshuari fillimisht paditi aktoren për 3.1 milion dollarë, por në fund e ndryshoi kërkesën me 300,000 dollarë dëmshpërblim.

Paltrow - e njohur për rolet në filmat Shakespeare in Love dhe Marvel's Iron Man - u kundërpërgjigj, duke kërkuar si dëmshpërblim tarifën e avokatit dhe 1 milion dollarë. Kundërpadia e Paltroë pretendon se Sanderson ishte në fakt fajtor për përplasjen që i dha asaj një "goditje në trup". Madje shtoi se ai ekzagjeroi plagët e tij dhe se dëshironte thjesht të shfrytëzonte famën dhe pasurinë e saj.

Gjyqi kundër Paltrow dhe Sanderson mund të zgjasë më shumë se një javë./TheGuardian

terry sanderson gwyneth paltrow

Sondazh

Poll