Bota

SHBA: Kina nuk mund të veprojë si ndërmjetësues i paanshëm në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës

Kirby deklaroi se  Kina dhe Rusia duan të ndryshojnë rregullat që kontrollojnë rendin ndërkombëtar.

22 Mars 2023, 08:35 Nga a.l

 

SHBA: Kina nuk mund të veprojë si ndërmjetësues i
John Kirby

 

SHBA- Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirb deklaron se Kina dhe Rusia nuk janë të bashkuar nga një aleancë e vërtetë, por nga një "martesë e leverdishme". Ai i referohet gatishmërisë së presidentit kinez Xi Jiping për dialog si ndërmjetës në dritën e agresionit rus të Ukrainës. Kirby deklaroi se  Kina dhe Rusia duan të ndryshojnë rregullat që kontrollojnë rendin ndërkombëtar, shkruajnë mediat e huaja. 

Shtetet e Bashkuara nuk e shohin Kinën si një ndërmjetës të paanshëm midis Moskës dhe Kievit në luftën në Ukrainë. 

Nuk mendoj se mund të konsiderohet Kina si e paanshme, në asnjë mënyrë u tha Kirby gazetarëve pas një takimi në Moskë midis presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit rus Vladimir Putin. Pekini nuk e "dënoi" pushtimin rus "ose ndaloi blerjen e naftës ruse", tha Kirby.

Presidenti kinez Xi Jinping ka përfunduar vizitën e tij zyrtare 3 diore në Rusi ku zhvilloi takime të njëpasnjëshme me homologun e tij rus Vladimir Putin. Udhëheqësi kinez dhe presidenti rus Vladimir Putin u zotuan të thellojnë lidhjet në një shfaqje uniteti që ka rritur shqetësimet se Pekini do të sigurojë sërish mbështetje për luftën e Kremlinit në Ukrainë. Në përfundim të vizitës së tij Xi Jinping ka dhënë edhe një mesazh për Perëndimin ndërsa teksa iu drejtua mikut të tij Vladimir Putin se po vjen ndryshimi që nuk ka ndodhur në 100 vjet dhe se Rusia dhe Kina po e drejtojnë atë. 

john kirby

Sondazh

Poll