Bota

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballësh, 3 viktima në Pakistan, 2 në Afganistan

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se tërmeti me magnitudë 6.4 shkallë të Rihterit, 40 kilometra në juglindje të qytetit Jurm, ishte 187.6 km i thellë.

22 Mars 2023, 07:58 Nga a.l
Tërmeti me magnitudë 6.4 ballësh, 3 viktima në Pakistan, 2
Afganistan

AFGANISTAN- Pesë persona kanë mbegtur të vdekur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Afganistanin verilindor mbrëmjen e së martës, me lëkundje të ndjera në qytete në Pakistan dhe Indi. Mediat e huaja raportojnë se 3 viktima janë shënuar në Pakistan dhe 2 në Afganistan, më konkretisht në provincën verilinore në Laghman, ku mbetën të plagosur edhe 8 persona.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se tërmeti me magnitudë 6.4 shkallë të Rihterit, 40 kilometra në juglindje të qytetit Jurm, ishte 187.6 km i thellë. Nga viktimat në Pakistan 2 janë fëmijë. Të paktën 41 persona të tjerë janë plagosur në provincën Kyber Pakhtunkhwa. Rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar gjithashtu rrugët në qytetin verior pakistanez të Abbotabad.

termet ne afganistan

Sondazh

Poll