Aktualitet

I tha tenderin firmës që kishte lidhje me Lefter Allën, zbardhet vendimi i Komisionit të Ofertave

Lefter Alla është vënë në pranga me urdhër të SPAK për shkak se ndaj tij rëndojnë dy akuza, atë për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë

21 Mars 2023, 13:12 Nga A.B
I tha tenderin firmës që kishte lidhje me Lefter Allën, zbardhet
Lefter Alla

TIRANË- Zbardhet vendimi i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që i tha tenderin firmës që kishte lidhje me kryetarin e bashkisë Bulqizë Lefter Alla. 

VENDIMI

Më datë 02.04.2021 nga KVO është përpiluar Vendimi nr.1 datë 02.04.2021 "Për kualifikimin e ofertuesve pjesëmarrës në tender". Nga përmbajta e këtij akti rezulton se KVO, pas shqyrtimit të dokumentacionit, ka kualifikuar vetëm BOE EGLAND&BE-IS dhe ka skualifikuar operatorët e tjerë ekonomikë me arsyet e mëposhtme: Tek OE GJOKA KONSTRUKSION, janë konstatuar si mangësi mosplotësimi i kriterit për shlyerjen e taksave, tarifave dhe detyrimeve vendore; mosplotësimi i kriterit për punë të ngjashme; mosplotësimi i kritereve për listpasgesat e të punësuarve apo për kualifikimin e punonjësve, për dokumentacionin shoqërues të mjeteve të kërkuara në DST apo për mungesën e kontratës së furnizimit të shoqëruar me lejë mjedisore kodi III.2.B.

Tek BOE KUPA&2 AF ALBANIA GROUP janë konstatuar si mangësi mungesa e licensave profesionale; mungesa e dokumentacionit për kualifikimin e stafit teknik dhe punëtorët e kërkuar; mungesa e dokumentacionit shoqërues për mjetet e kërkuara; mungesa e kontratës së furnizimit të shoqëruar me lejë mjedisore kodi III.2.B. Për OE Liqeni VII janë konstatuar si mangësi mosplotësimi i kriterit për punë të ngjashme; mungesa e licensave profesionale; mungesa e dokumentacionit për kualifikimin e stafit Teknik, mosparaqitja e mostrave të tubave HDPE 3 ditë para zhvillimit të tenderit, etj. Ndërsa OE SENKA është skualifikuar për mosparaqitje të dokumentacionit në lidhje me xhiron vjetore, me stafin teknik, mosparaqitja e mostrave të tubave HDPE 3 ditë para zhvillimit të tenderit etj.

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla u vu në prangat e Policisë së Shtetit. Ai është vënë në pranga me urdhër të SPAK për shkak se ndaj tij rëndojnë dy akuza, atë për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë. Bashkë me Allën është vënë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

lefter alla komisioni i ofertave

Sondazh

Poll