Aktualitet

Drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe emigrantë të paligjshëm, 1 i arrestuar dhe 3 të proceduar penalisht

Po ashtu janë proceduar penalisht dhe 3 persona të tjerë për mos bindje të urdhrit të policisë si dhe për ndihmë të emigrantëve të paligjshëm për të kaluar kufirin.  

21 Mars 2023, 11:50 Nga I.A
Drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe emigrantë të
Policia

KORÇË- Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht. Mësohet se në pranga ka rënë një 43-vjeçar, i cili është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Po ashtu janë proceduar penalisht dhe 3 persona të tjerë për mos bindje të urdhrit të policisë si dhe për ndihmë të emigrantëve të paligjshëm për të kaluar kufirin.  

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. -Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 43 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, pasi në afërsi të kryqëzimit të fshatit Miras, Devoll, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. -Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. C., 29 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë dhe A. B., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi gjatë kontrolleve të ushtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në automjetin përkatës që drejtonte secili nga këta shtetas, u gjetën të fshehur gjithsej 4 emigrantë, të cilët dyshohet se ishin ndihmuar nga shtetasit e proceduar, me qëllim kalimin e kufirit, ilegalisht. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 21 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, ky shtetas duke drejtuar automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar.

policia e korces

Sondazh

Poll