Aktualitet

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndërrohen shefat e komisariateve në Lezhë, Laç, Mirditë, Kukës e Kavajë (EMRAT)

Behar Caka është emëruar shef komisariati në Lezhë. Në Mirditë emërohet Paulin Çupi

21 Mars 2023, 10:37 Nga A.B
Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndërrohen shefat e
Policet

TIRANË- Ndryshime në komisariatet vendore të policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka vendosur të ndryshojë shefat e komisariateve në vend. Kështu, në policinë e Kavajës është vendosur Gazmend Dermozi, ai i cili ka marrë detyrën si shef komisariati.

Këtë pozicion më herët e ka mbajtur Emiljan Pashaj, i cili ikën Specialist për Narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme

Behar Caka është emëruar shef komisariati në Lezhë. Në Mirditë emërohet Paulin Çupi ndërsa në Kukës emërohet shef komisariati Julian Qyta. Ndërsa në Laç është emëruar në detyrë Dritan Meta./Dosja.al

policia tirane tirane behar caka dritan meta emiljan pashaj gazmend dermozi

Sondazh

Poll