Aktualitet

Djegia e makinës në Allias, Policia identifikon autorin: Po punojmë për kapjen e tij

Ky person, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetit të parkuar pranë shkollës 'Ramazan Jarani', e cila është në pronësi të personit me inicialet E.G. 

21 Mars 2023, 11:37 Nga A.B
Djegia e makinës në Allias, Policia identifikon autorin: Po
Policia

TIRANË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për djegien e mjetit në zonën e Alliasit. Sipas njoftimit të forcave blu, autor është një 33-vjeçar me inicialet T.Z. Ky person, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetit të parkuar pranë shkollës 'Ramazan Jarani', e cila është në pronësi të personit me inicialet E.G. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 21.03.2023, rreth orës 00:45, dyshohet se shtetasi T. Z., 33 vjeç, banues në Tiranë, i ka vënë zjarrin, për motive të dobëta, automjetit në përdorim nga shtetasi E. G., që ishte parkuar në afërsi të shkollës "Ramazan Jarani". Vijon puna për kapjen e shtetasit T. Z. dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

digjet makina ne allias

Sondazh

Poll