Bota

Gazetari i REL tenton vetëvrasjen në burg, gjendet me shenja të prerash në duar e qafë

Losik u dënua me 15 vjet burgim në dhjetorin e vitit 2021.

20 Mars 2023, 23:22 Nga F.M
Gazetari i REL tenton vetëvrasjen në burg, gjendet me shenja të
Ihar Losik

BJELLORUSI- Gazetari i burgosur bjellorus i Radios Evropa e Lirë, Ihar Losik, është në gjendje të rënduar shëndetësore. REL shkruan se sipas grupit të të drejtave të njeriut, Vyasna, gazetari është gjetur me prerje në duar dhe qafë.

“Losik u shpëtua nga një tentativë vetëvrasje, megjithëse ende nuk është e qartë se si ndodhi ngjarja apo në çfarë shkalle janë plagët e tij,”- tha grupi.

Losik u dënua me 15 vjet burgim në dhjetorin e vitit 2021. Vetë gazetari ka insistuar se rasti ndaj tij është i motivuar politikisht.

ihar losik

Sondazh

Poll