Aktualitet

VIDEO- Parandalohet krimi në Tiranë, kërcënoi familjarët me kallashnikov, Policia arreston 41-vjeçarin në Kombinat

Mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 41-vjeçari kërcënoi familjarët e tij, me armë zjarri (kallashnikov).

21 Mars 2023, 09:36 Nga A.B
VIDEO- Parandalohet krimi në Tiranë, kërcënoi
Policia

TIRANË-Policia ka parandaluar një krim në familje. Kështu, gjatë operacionit të koduar 'Afternoon', është vënë në pranga 41-vjeçari Julian Xhima, pasi mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta kërcënoi familjarët e tij, me armë zjarri (kallashnikov), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Afternoon". Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, parandalohet një ngjarje kriminale në familje. Vihet në pranga 41-vjeçari që kanosi me armë zjarri, familjarët e tij. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte kanosur me armë zjarri, familjarët e tij, në lagjen "Misto Mame", menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Afternoon". Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- J. Xh., 41 vjeç, banues në Kombinat. Shtetasi J. Xh., mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri (kallashnikov), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

parandalohet krimi ne familje arrestim ne tirane julian xhima

Sondazh

Poll