Aktualitet

Nuk kanë marrë pagat prej 3 muajsh! Punonjësit e portit të Shëngjinit sërish në protestë

Punonjësit paralajmërojnë bllokim të punës nëse problemi nuk merr zgjidhje.

21 Mars 2023, 09:25 Nga A.B
Nuk kanë marrë pagat prej 3 muajsh! Punonjësit e portit të
Punonjesit ne Port

LEZHË- Punonjësit e portit të Shëngjinit janë ngritur ditën e sotme në protestë. Ata pretendojnë se nuk kanë marrë pagat prej 3 mujash duke shtuar se ndërmarrja ku punojnë është me vetëfinancim e se po falimenton nga keqmenaxhimi. Ata kërkojnë drejtuesve të Portit që të shpallin falimentimin në bazë të ligjit.

Është hera e dytë që ju kemi thirrur pasi edhe në dhjetor nuk na i kishin dhënë. Me datën 1 prill bëhen 3 muaj që nuk na kanë dhënë asnjë lekë. Nuk ka të ardhura thotë Porti nuk ë di si i menaxhojnë, por kanë filluar që ti ndajnë pagat me piketore që nuk lejohet. Duan ta shtyjnë deri pas zgjedhjeve pas zgjedhjeve do të shpallin falimentimin dhe duan të heqin edhe sektorin e zjarrfikëseve. Ne do ta vazhdojnë protestën dhe nëse nuk marrin masa që të na paguajnë në do ta bllokojmë Portin. Drejtori do të marri masa ose ta lirojë vendin e punës ose të sjelli dikë që të na japë zgjidhje.’- u shpreh një nga punonjësit.

Punonjësit paralajmërojnë bllokim të punës nëse problemi nuk merr zgjidhje.

protesta e punonjesve te portit te shengjinit port shengjin

Sondazh

Poll