Aktualitet

Aksidenti me një të vdekur dhe tre të plagosur në autostradën Fushë Krujë-Milot, reagon Policia

Shofer ka qenë Julian Koçaj, 34-vjeç, i cili ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe për pasoja automjeti është përplasur me trafikndarësen.

21 Mars 2023, 08:17 Nga A.B
Aksidenti me një të vdekur dhe tre të plagosur në
Foto ilustruese

KRUJË- Policia e Krujës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin e rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin "Fushë Krujë-Thumanë". Shofer ka qenë Julian Koçaj, 34-vjeç, i cili ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe për pasoja automjeti është përplasur me trafikndarësen. Luan Dukaj, 50 vjeç, është personi i cili humbi jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen. Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

julian koçaj aksident ne fushe kruje luan dukaj

Sondazh

Poll