Art&Argëtim

Birësuan vajzën 10-vjeçare, çifti amerikan thotë se Nicol është një psikopate 22-vjeçare

24 Shtator 2019, 11:35 Nga DOSJA

Amerikë – Çifti amerikan Kristine Barnett 45 vjeç, dhe Michael Barnet 43 vjeç janë akuzuar nga policia për braktisje dhe neglizhim të vajzës së tyre të birësuar, 10 vjeçarja Nicole Grace.

Nicole kishte lindur në Ukrainë, dhe pasi ishte braktisur nga prindërit e saj biologjikë, ajo përfundoi në një jetimore, nga ku dhe u birësua nga çifti Amerikan.

Nicol vuan nga sindroma e gishtëzës, që do të thotë se ajo është shumë më e shkurtër se moshatarët e saj.

Kristine ka deklaruar se vajza nuk është ajo që hiqet, dhe se nuk është 10 vjeç, ajo thotë se vajza është munduar ta vrasë herë pas here, duke e ndjekur me thikë nëpër shtëpi, gjithashtu ajo thotë se Nicole është munduar ta helmojë.

Kristine pretendon se vajza vuan nga një sërë çrregullimesh mendore, të cilat janë të pranishme vetëm tek të rriturit, gjë që e shtyn të mendojë se vajza nuk është vërtetë 10 vjeç.

Ajo e mendon Nicolën si mashtruese, që donte ta vriste dhe të përfitonte nga familja e saj.

Çifti pasi e mbajtën vajzën në shtëpinë e tyre për afro 3 vite, një mëngjes vendosën ta braktisin atë duke e lënë vetëm në shtëpi dhe duke u shpërngulur në Kandada.

Ekzaminimet mjekësore të bëra, thonë se vajza nuk është më e madhe se 10 ose 11 vjeç, dhe se problemet psikologjike që ajo ka, nuk janë psikopati apo asgjë e ngjashme.

Policia ka arrestuar çiftin Barnett, për braktisje dhe neglizhim të vajzës së mitur.

Burimi: Mirorr.Uk 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete amerikë cifti barnet nicole grace amerikë cifti barnet nicole grace

Sondazh

Poll