Art&Argëtim

E përdorni telefonin në tualet? Ja çfarë sëmundje mund t’iu krijohet, nëse e bëni shumë shpesh këtë veprim!

24 Shtator 2019, 11:15 Nga DOSJA
E përdorni telefonin në tualet? Ja çfarë sëmundje

Angli – Duke qenë se rreth 57 përqind e anglezëve e mbajnë telefonin kudo me vete, madje edhe në tualet, një grup doktorësh të specializuar vendosën të bënin një kërkim, për atë që sjell mbajtja e aparatit celular për një kohë relativisht të gjatë në tualet.

Rezultati që arritën ishte se në fakt mbajtja e celularit me vete, të bën që ti të shpenzosh më tepër kohë në një pozicion të caktuar në tualet, dhe kjo çon në shfaqjen e hemorroideve.

Pra, me pak fjalë, mbajtja e telefonit me vete në tualet, ndikon dhe shtyn formimin e hemorroideve.

Hemorroidet janë vena të zgjeruara në pjesën fundore të zorrës së trashë, ato nuk janë të rrezikshme por janë shumë të dhimbshme.

Doktoreshë Sarah Jarvis thotë se përveç hemorroideve, mbajtja e aparatit celular në tualet çon dhe në krijimin e sëmundjeve të tjera, pasi e mban trupin të fokusuar për shumë gjatë në një pozicion i cili nuk është ideal.

Burimi: Mirror.Uk 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

psikologji psikologji angli celulari hemorroide angli celulari hemorroide

Sondazh

Poll