Bota

Numër i lartë azilkërkuesve në Mbretërinë e Bashkuar, emigrantët strehohen në hotele, përfitues janë firmat private

BBC News i është bërë me dije se 395 hotele po përdoren për të strehuar azilkërkuesit. Si pasojë, një agjenci rezervimi e përdorur nga Home Office trefishoi fitimet e saj nga 2.1 milion në 6.3 milion £ në 12 muajt deri në shkurt 2022.

20 Mars 2023, 13:52 Nga k.m.
Numër i lartë azilkërkuesve në Mbretërinë e
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Firmat private po shënojnë përfitime në rritje pasi qeveria paguan miliona paund në ditë për të vendosur azilkërkuesit në Mbretërinë e Bashkuar. BBC News i është bërë me dije se 395 hotele po përdoren për të strehuar azilkërkuesit. Si pasojë, një agjenci rezervimi e përdorur nga Home Office trefishoi fitimet e saj nga 2.1 milion në 6.3 milion £ në 12 muajt deri në shkurt 2022.

Qeveria nuk e ka konfirmuar kurrë publikisht numrin e hoteleve që strehojnë emigrantët, por një burim qeveritar i tha BBC Neës se tani janë plot 395 të tillë që përdoren për të akomoduar më shumë se 51,000 azilkërkues, duke shënuar një kosto që shkon më shumë se 6 milionë paund në ditë. Nga këto hotele, 363 janë në Angli, 20 në Irlandën e Veriut, 10 në Skoci dhe 2 në Uells.

Përdorimi i hoteleve është rritur në mënyrë eksponenciale pasi numri i personave që kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar është rritur. Për shkak të mungesës së akomodimeve të tjera të përshtatshme, azilkërkuesit strehohen në hotele, të cilat shpesh merren nga qeveria. BBC-së i është thënë se rezervimet ekzistuese në disa hotele, duke përfshirë konferencat e bizneseve apo dhe dasmat, janë anuluar brenda ditës, pasi qeveria nuk i paralajmëron hotelet që do të përdorë dhomat e tyre. 

Zgjedhja e hoteleve duket se bëhet pa dallim. Disa qytete, për shembull Swindon, kanë më shumë se një hotel që strehon azilkërkues, të tjerët nuk kanë asnjë.

Burimet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ankohen se qeveria e Skocisë ka bllokuar në mënyrë aktive hotelet që rezervohen për azilkërkuesit. Po ashtu, edhe komunitetet lokale kanë folur hapur duke shprehur zemërimin e tyre, madje dhe ka pasur protesta të thirrura nga elementë të ekstremit të djathtë të përfshirë./BBC

emigrantet ne angli

Sondazh

Poll