Bota

Vazhdon beteja në Bakhmut, BE kërkon marrëveshje për predha artilerie për Ukrainën

Ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të bllokut 27-vendesh do të diskutojnë planin në një sesion të përbashkët në Bruksel.

20 Mars 2023, 10:15 Nga a.l
Vazhdon beteja në Bakhmut, BE kërkon marrëveshje për predha
Lufta në Ukrainë

UKRAINË- Ministrat e Bashkimit Evropian do të zhvillojnë sot një takim ku do të diskutohet plani për të furnizuar Ukrainën me predha artilerie për të rimbushur rezervat e tyre kombëtare dhe për të rritur industrinë e mbrojtjes së Evropës, ndërsa Rusia vazhdon të përqendrojë sulmet e saj në lindjen industriale të vendin e shkatërruar nga lufta.

Ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të bllokut 27-vendesh do të diskutojnë planin në një sesion të përbashkët në Bruksel. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba do të sigurojë një përditësim të zhvillimeve më të fundit në luftën njëvjeçare dhe të përcaktojë nevojat ushtarake të vendit të tij. Synimi i BE-së është t'i sigurojë Ukrainës 1 milion predha artilerie 155 milimetrash këtë vit, shkruajnë mediat e huaja. 

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili po kryeson takimin, po kërkon miratimin për një propozim për të siguruar 1 miliard euro (1.1 miliardë dollarë) për të inkurajuar vendet anëtare që të ofrojnë predha artilerie nga rezervat e tyre dhe çdo porosi për raunde të reja që mund të kenë bërë me industrinë. Më pas, 1 miliard euro të tjera do të përdoren për të përshpejtuar porositë e reja dhe për të inkurajuar vendet anëtare që të punojnë së bashku në këto blerje përmes Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes ose në grupe prej të paktën tre kombesh. Gjermania tashmë ka bërë thirrje që vendet t'i bashkohen përpjekjeve të saj.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll