Bota

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, shqiptarët dhe boshnjakët qëndruan në shtëpi

Pjesëmarrja më e madhe ishte në Shavnik (81,88 për qind), Nikshiq (81,86 për qind), pasuar nga Zeta, Mojkovac, Pljevlja, Pluzhine dhe Podgorica.

20 Mars 2023, 09:25 Nga k.m.
Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, shqiptarët dhe
Foto ilustruese

MAL I ZI- Akuzat për “blerje votash”, presion ndaj votuesve,  incidente, tensione... gjithçka që ishte karakteristikë e cikleve të mëparshme zgjedhore, munguan dje në Mal të Zi. Parregullsia më e madhe është raportuar nga Shavniku, ku votimi është ndërprerë në një vendvotim, si dhe në Bijelo Polje, ku anëtarët e një familjeje kanë pohuar se janë “mashtruar” sepse nuk i kanë marrë paratë që u janë premtuar për votën që kanë dhënë.

Të dhënat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dhe organizatave joqeveritare tregojnë se pjesëmarrja këtë vit ishte rreth 2 për qind më e lartë se në zgjedhjet e kaluara, duke kapur 64.06 për qind. Pjesëmarrja më e madhe ishte në Shavnik (81,88 për qind), Nikshiq (81,86 për qind), pasuar nga Zeta, Mojkovac, Pljevlja, Pluzhine dhe Podgorica.

Më e ulëta u shënua në Gusinjë (30,12 për qind), Petnjicë (37,71 për qind), Ulqin (36,48 për qind), ndërsa në Tuz, përqindja e pjesëmarrjes ishte 49,94 për qind. Kryetari i komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari (GP URA), e ka shpjeguar pjesëmarrjen e ulët duke thënë se qytetarët nuk janë të motivuar për të votuar, prandaj dhe kishte mungesa në qendrat e votimit./Vijesti

zgjedhjet presidenciale ne mal te zi

Sondazh

Poll