20 Mars 2023, 09:36
Nga A.B
Gruaja
SHBA- Norvegjia ka kryesuar listën si vendi më i mirë për të jetuar gratë, e ndjekur nga Finlanda, Islanda dhe Danimarka, sipas raportit të fundit nga Instituti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, raportojnë mediat e huaja.
Mbretëria e Bashkuar vjen në vendin e 9-të nga 170 vendet e renditura, me SHBA-në në vendin e 21-të. Një arsye e mundshme që Amerika të mbetet prapa mund të jetë mungesa e pushimit të paguar të lehonisë. Së bashku me Papua Guinenë e Re, SHBA është i vetmi vend në mbarë botën që nuk u ofron nënave të reja përfitimet sociale.
Në anën tjetër, Afganistani renditet në vendin e fundit në indeksin global. Të drejtat e grave kanë rënë në vend që nga marrja e Kabulit nga Talibanët në gusht 2021 dhe tërheqja e SHBA-së dhe NATO-s. Autorët e raportit vënë në dukje se si analiza zbulon një "situatë të pasigurt në shumë provinca ku gratë dhe vajzat tashmë po përjetonin kufizime të rënda në mundësitë e tyre jashtë shtëpisë dhe shkallë jashtëzakonisht të lartë të dhunës".
Siria dhe Jemeni, të dyja vendet që janë ende të përfshira në konflikte shumëvjeçare, vijnë në vendin e dytë dhe të tretë të fundit.

Raporti paraqet një tablo të zymtë, duke zbuluar se si ndërsa vendet në krye po vazhdojnë të lulëzojnë, ato në fund po mbeten më mbrapa. Ky hendek në rritje dhe përkeqësimi i pabarazive në statusin e grave, pasqyrojnë tendenca më të gjera të pabarazisë në të ardhura dhe pasuri. Sipas raportit, ky model është përkeqësuar edhe më tej nga pandemia Covid, e cila shkaktoi kriza të shumta, të ndërthurura.
Indeksi global i Grave, Paqes dhe Sigurisë u prezantua nga Instituti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe Instituti i Kërkimeve të Paqes në Oslo. Ai mat mirëqenien e grave duke vlerësuar faktorë të ndryshëm si përfshirja, drejtësia dhe siguria në 170 vende.
grate vendet me te mira
Bota
20 Mars 2023, 09:26
a.l
Aleksandër Vuçiç, Rexhep Taip, Erdogan Albin Kurti
KOSOVË- Ministria e Jashtme e Turqisë, e ka mirëpritur dakord&eum...
Bota
20 Mars 2023, 09:25
k.m.
Foto ilustruese
MAL I ZI- Akuzat për “blerje votash”, presion ndaj votuesve, incidente, tensione... gjithçka që ishte ka...
Bota
20 Mars 2023, 09:11
a.l
Xi Jinping
SHBA- Pekini ka reaguar për vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë e cila disa ditë më par&eum...
Bota
20 Mars 2023, 09:16
A.B
Në shumë media serbe sundon atmosfera anti perëndimore. Sipas një investigimi të organizatës joqeveritare, CRTA janë pik&eu...
Bota
20 Mars 2023, 09:01
a.l
Raketa luftarake
KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt detit. Me...
Bota
20 Mars 2023, 08:45
a.l
Jeff Hovenier
KOSOVË- Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se zbatimi i marrëveshjes së arritur m...
Bota
20 Mars 2023, 08:50
A.B
Dmitry Medvedev
RUSI-Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka komentuar vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) për të l&eum...
Bota
20 Mars 2023, 08:38
a.l
Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mirëpritur dakordësinë mes Kosovës dhe Serbisë...
Bota
20 Mars 2023, 08:30
a.l
Vladimir Putin dhe Xi Jinping
RUSI- Presidenti kinez Xi Jinping do të zhvillojë një vizitë treditore në Moskë, vetëm pa...
Bota
20 Mars 2023, 08:33
A.B
Deri sa të fillojë një marrëdhënie pune kalon shumë kohë, “para së gjithash, sepse fillimisht duhet të njih...