Bota

Takimi në Ohër dhe dakordësimi për propozimin evropian/ Turqia: Të respektojnë dispozitat e marrëveshjes për të arritur rezultate konkrete në të ardhme

Po ashtu, në këtë njoftim theksohet se Turqia do të vazhdojë të mbështesë të gjitha iniciativat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

20 Mars 2023, 09:26 Nga a.l
Takimi në Ohër dhe dakordësimi për propozimin evropian/
Aleksandër Vuçiç, Rexhep Taip, Erdogan Albin Kurti

KOSOVË- Ministria e Jashtme e Turqisë, e ka mirëpritur dakordësine mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 18 marsit në Ohër, për zbatimin e propozimit evropian. Përmes një deklarate për mediat Ministria e Jashtme e Turqisë shprehet se që të dy palët duhet të respektojnë dispozitat e marrëveshjes në fjalë në mënyrë që të arrijnë rezultate konkrete në periudhën e ardhshme.

Mirëpresim që në prag të arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më 27 shkurt 2023, në kuadër të udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për aneksin e zbatimit të marrëveshjes në fjalë në Ohër. Shpresojmë që palët të respektojnë plotësisht dispozitat e marrëveshjes në fjalë dhe të arrijnë rezultate konkrete në periudhën e ardhshme”, thuhet në deklaratën për mediat. 

Po ashtu, në këtë njoftim theksohet se Turqia do të vazhdojë të mbështesë të gjitha iniciativat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. 

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll