Bota

Urdhër arresti ndaj Putin/ Reagon Kina: Gjykata duhet të tregohet e drejtë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme deklaroi se Kina do të vazhdojë të marrë një rol objektiv dhe të drejtë në krizën e Ukrainës dhe të luajë një rol konstruktiv në bisedimet e paqes. 

20 Mars 2023, 09:11 Nga a.l
Urdhër arresti ndaj Putin/ Reagon Kina: Gjykata duhet të tregohet e
Xi Jinping

SHBA- Pekini ka reaguar për vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë e cila disa ditë më parë lëshoi një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin. Siç raportojnë mediat e huaja, sipas Kinës GJNP duhet të mbajë një pozicion të drejtë, ndërsa u ka kërkuar gjyqtarëve të mos zbatojnë standarde të dyfishta. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme deklaroi se Kina do të vazhdojë të marrë një rol objektiv dhe të drejtë në krizën e Ukrainës dhe të luajë një rol konstruktiv në bisedimet e paqes. 

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar urdhër-arrest për presidentin Vladimir Putin dhe komisioneren e presidentit rus për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseevna Lvova-Belova. Një urdhër-arresti mund të parandalojë largimin e presidentit rus nga Rusia, pasi duhet të përballet me akuzat për dënimin e fëmijëve ukrainas drejt Rusisë.

vladimir putin xi jinping gjyqi per krimet e rusise

Sondazh

Poll