Bota

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Begaj: Garanci për paqe, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në BE

Presidenti thekson se dakordësimi i arritur mes palëve është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në BE.

19 Mars 2023, 09:39 Nga A.B
Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Begaj: Garanci për
Bajram Begaj

TIRANË-Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas marrëveshjes së arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut mes Kosovës dhe Serbisë. Në një postim të bërë publik në rrjetet sociake, Presidenti thekson se dakordësimi i arritur mes palëve është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në BE.

Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës.

Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët. Falenderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme”, shkruan Begaj.

Çfarë ndodhi dje në Ohër?

Ditën e djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian.

Ndërmjetësues ishin diplomatët evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Dy palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kurti dhe Vuçiç e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave. 

dialogu kosove-sebi

Sondazh

Poll