Bota

Marrëveshja me Serbinë, Albin Kurti flet më shumë serbisht se shqip: Kosova u njoh de facto

Albin Kurti tha se pala serbe po i ikën nënshkrimit të marrëveshjes, dhe e njëjta po ndodh edhe me aneksin e zbatimit.

18 Mars 2023, 23:49 Nga k.m.
Marrëveshja me Serbinë, Albin Kurti flet më shumë serbisht
Albin Kurti

OHËR- Pas takimit 12 orësh tripalësh në Ohër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbajtur një fjalim për mediat, ku më shumë ka folur serbisht sesa shqip. Para mikrofonëve të gazetarëve, Kurti tha se pala serbe po i ikën nënshkrimit të marrëveshjes, dhe e njëjta po ndodh edhe me aneksin e zbatimit.

“Pala serbe po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes tash edhe me aneks. I takon BE që ta gjej mekanizimin që ta bëj statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme. Sa për aneksin e zbatimit, ai do të publikohet në ëeb faqen e BE. Aty do ta lexoni e do ta kuptoni se çka ka e çka nuk ka”.

Kurti tha se Kosova ka qenë e gatshme ta nënshkruaj edhe marrëveshjen më 27 shkurt, edhe aneksin e zbatimit sot më 18 mars në Ohër.

“Pajtimi publik është arritur, por pala tjetër po i ikë nënshkrimit, i cili do ta bënte marrëveshjen dhe statusin e saj ligjërisht të obligueshme, ndërkombëtarisht të obligueshme. Ne kemi qenë të gatshëm që më 27 shkurt, ne ishim të gaytshëm edhe sonte. Marrëveshja bazë është njohje e ndërsjelltë de fakto. Kjo është njohje defacto mes Kosovës dhe Serbisë. Sot mund të themi që e kemi edhe aneksin e zbatimit përcjelles, por i ikën nënshkrimit të marrëveshjes bazë, e i ikën edhe nënshkrimit të aneksit të zbatimit”.

albin kurti

Sondazh

Poll