Bota

Goditën 30 herë me thikë 12-vjeçaren, Aludimet: Shoqet e vranë për një djalë

Shumë nga shokët e klasës së vajzave thuhet se kanë përmendur vazhdimisht se një djalë i paidentifikuar kishte shkaktuar sherr mes shoqeve. Ndërkohë videot kanë shfaqur mosbesim se policia, e cila ka qenë e informuar për vrasjen e lejoi vrasësen 13-vjeçare të qëndronte aktive në 'Tik-Tok' , duke mos bllokuar llogarinë e saj.

18 Mars 2023, 22:44 Nga f.i

 

Goditën 30 herë me thikë 12-vjeçaren, Aludimet: Shoqet e
GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani ku dy të mitura 12 dhe 13 vjeç vranë shoqen e shkollës Luise, duke e goditur 30 herë me thikë. Ngjarja makabër nuk mbaron me vrasjen, po vetëm pak orë pas vdekjes së Luises, dy vajzat kanë postuar video në ‘TikTok’ duke qeshur dhe kërcyer. DailyMail raporton se gazeta gjermane ‘Bild’ pas videos shokuese të publikuar në ‘Tik-Tok’ shkruan se shoqet e kanë vrarë Luise për një djalë.

Gjithashtu shumë nga shokët e klasës së vajzave thuhet se kanë përmendur vazhdimisht se një djalë i paidentifikuar kishte shkaktuar sherr mes shoqeve. Ndërkohë videot kanë shfaqur mosbesim se policia, e cila ka qenë e informuar për vrasjen e lejoi vrasësen 13-vjeçar të qëndronte aktiv në TikTok , duke mos bllokuar llogarinë e saj.

Luise është shpallur e zhdukur në 11 mars, pasi kishte fjetur në shtëpinë e shoqes 13 vjeçare në lagjen Hohenhain, dy milje larg shtëpisë së vetë. Trupi i Luise u gjet në një pellg gjaku të dielën në një pyll pranë qytetit të Freudenberg. Prokurori Mario Mannweiler ka deklaruar se hetimet zbuluan se Luise kishte vdekur si pasojë e plagëve me thikë duke shtuar se ende nuk është gjetur asnjë armë. Dy të dyshuarat, të cilët janë 12 dhe 13 vjeç, kanë pranuar vrasjen. Për shkak të moshës policët refuzuan të japin detaje të mëtejshme për identitetin, gjininë, motivin e tyre apo nëse e njihnin viktimën nga shkolla.

 

mario mannweiler vritet 12 vjecarja ne gjermani luise

Sondazh

Poll