Bota

Rrahu një 19-vjeçare dhe tentoi ta përdhunonte e t’i merrte çantën, arrestohet i riu shqiptar në Greqi

Vajza 19-vjeçare ka denoncuar pranë punonjësve të Policisë se në orët e para të mëngjesit, 25-vjeçari iu afrua dhe me dhunë fizike tentoi ta përdhunonte dhe t'i merrte çantën e shpinës.

18 Mars 2023, 22:11 Nga k.m.
Rrahu një 19-vjeçare dhe tentoi ta përdhunonte e t’i
Foto ilustruese

GREQI- Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga efektivët e Policisë greke, pasi dyshohet se është i përfshirë në tentativë përdhunimi ndaj një 19-vjeçareje vendase, e cila po trajtohet në një spital të Selanikut. Sipas mediave greke, vajza 19-vjeçare ka denoncuar pranë punonjësve të Policisë se në orët e para të mëngjesit, 25-vjeçari iu afrua dhe me dhunë fizike tentoi ta përdhunonte dhe t'i merrte çantën e shpinës.

Autori u arrestua dhe u konstatua se më parë kishte kryer akte që cenonin dinjitetin seksual të një shtetasi 22-vjeçar, në një pallat në qendër të Selanikut. Gjithashtu, gjatë arrestimit të tij u konstatua se ai kishte dhënë të dhëna të rreme identifikimi.

Dënimi ndaj tij nuk është marrë ende, por pritet që i arrestuari do të dalë para drejtësisë.

arrestohet shqiptari ne greqi greqi

Sondazh

Poll