Bota

Pas protestave të dhunshme, Greqia shkarkon shefin e Policisë

Ndryshimi vjen pasi policia po përballet me kritika të gjera publike për trajtimin e protestave, ku ka patur edhe përplasje fizike midis forcave të sigurisë dhe protestuesve.

18 Mars 2023, 21:35 Nga f.i
Pas protestave të dhunshme, Greqia shkarkon shefin e Policisë
Foto ilustruese

GREQI- Greqia njoftoi ditën e sotme shkarkimin e shefit të policisë kombëtare vetëm disa ditë pasi shpërthyen protestat në vend pas tragjedisë ku 57 persona humbën jetën në përplasjen e dy trenave. Mediat e huaja raportojnë se Zyra e Kryeministrit njoftoi shkarkimin e shefit Konstantinos Skumas në më pak se dy muaj pasi u emërua në detyrë. Ndryshimi vjen pasi policia po përballet me kritika të gjera publike për trajtimin e protestave, ku ka patur edhe përplasje fizike midis forcave të sigurisë dhe protestuesve.

“Emërimi i një shefi të ri policie synon një zbatim më pozitiv dhe efikas të planeve moderne operacionale të policisë për sigurinë e qytetarëve. Ne do të mësojmë nga gabimet tona,”-tha zyra e Kryeministrit.

Fatkeqësia e trenit ka shkaktuar javë protestash herë pas here të dhunshme. Ministri i transportit i Greqisë dha dorëheqjen pas katastrofës. Ndërkohë komandanti i stacionit në detyrë gjatë aksidentit dhe tre zyrtarë të tjerë të hekurudhave janë akuzuar dhe përballen me një dënim të përjetshëm.

konstantinos skumas perplasja e trenave aksident me tren tragjedia me trenat ne greqi greqi

Sondazh

Poll