Bota

Takimi Kurti-Vuçiç/ Gazetari i “BBC”: Lajçak duket optimist, por Escobar më pak. Vë bast se s'ka marrëveshje

Teksa sot në Ohër pritet një marrëveshje, një koment nuk ka lënë pa e dhënë edhe gazetari i BBC, Guy De Launey.

18 Mars 2023, 21:29 Nga k.m.
Takimi Kurti-Vuçiç/ Gazetari i “BBC”: Lajçak
Guy De Launey

MAQEDONI E VERIUT- Prej më shumë se 10 orësh vazhdon takimi në Ohër, mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Teksa sot në Ohër pritet një marrëveshje, një koment nuk ka lënë pa e dhënë edhe gazetari i BBC, Guy De Launey.

Në një status në “Twitter”, ai ka komentuar takimin e sotëm mes që mbahet në Ohër dhe shkruan: Unë po vë bast se takimi i sotëm i shumë trumbetuar mes liderëve të Serbisë dhe Kosovës nuk do të rezultojë në një marrëveshje. I dërguari i BE-së Lajçak duket optimist, i dërguari i SHBA Escobar më pak. Ju çfarë mendoni?

Takimi Kurti-Vuçiç/ Gazetari i “BBC”: Lajçak

Ndërkohë takimi vazhdon, ende nuk dihet ende se çfarë është diskutuar pasi asnjëra nga palët nuk është deklaruar zyrtarisht për mediat, megjithatë, më herët u konfirmua se do të diskutohej rreth planit të zbatimit të propozimit evropian, të cilin liderët u dakordërsuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Marrëveshja përfundimtare që synon të arrihet është normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

guy de launey

Sondazh

Poll