Bota

Pezullimi i Parlamentit nga Johnson, Gjykata Supreme Britanike: I paligjshëm, nuk dha asnjë efekt

24 Shtator 2019, 10:00 Nga DOSJA
Pezullimi i Parlamentit nga Johnson, Gjykata Supreme Britanike: I

BRITANI E MADHE- Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur se kryeministri britanik Boris Johnson ka pezulluar parlamentin për 5 javë në mënyrë të paligjshme.

Presidentja e Gjykatës Supreme të Britanisë së Madhe, Lady Hale, tha se këshilla e Johnson për Madhështinë e saj [Mbretërësha Elisabeth] ishte e paligjshme, e pavlefshme dhe pa asnjë efekt.

Të gjithë 11 gjykatësit ishin unanim në vendimin që kryeministri ndaloi ligjvënësit të kryejnë detyrat e tyre. Lady Hale shpjegoi gjithashtu se efektet në themelet e demokracisë ishin ekstreme lidhur me këtë akt të paligjshëm.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar kishte argumentuar më parë se pezullimi nuk ishte çështje për gjykatat. Kritikët pretenduan se Johnson po përpiqej të kufizonte sasinë e kohës që ligjvënësit mund të kishin për të shqyrtuar politikën e Brexit të Kryeministrit.

Parlamenti u pezullua në 9 shtator deri në rimbledhjen e tij më 14 tetor – datë kjo shumë e afër me fundit e afatit për Brexit.

Marrë nga RT

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota boris johnson brexit parlamenti britanik boris johnson brexit parlamenti britanik

Sondazh

Poll