Bota

Përfundojnë takimet veçmas me zyrtarët e BE-së, nis takimi Kurti-Vuçiç

Ndërkohë ka nisur takimi i përbashkët Kurti-Vuçiç i ndërmejtësuar nga Borell dhe Lajcak.

18 Mars 2023, 13:41 Nga a.l
Përfundojnë takimet veçmas me zyrtarët e BE-së, nis
Foto ilustruese

KOSOVË- Kanë përfunduar takimet dypalëshe të zyrtarëve të BE-së me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë ka nisur takimi i përbashkët Kurti-Vuçiç i ndërmejtësuar nga Borell dhe Lajcak. Siç ka njoftuar zyrtarisht BE-ja, në agjendë është diskutimi për Aneksin e zbatimit të propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Për këtë propozim nga BE-ja, Kurti dhe Vuçiç u dakordësuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Disa ditë para këtij takimi në Ohër, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak ishin për vizitë në Kosovë dhe Serbi. Të dy emisarët kanë shfaqur shpresën se takimi i 18 marsit në Ohër do të jetë konstruktiv, ndërkaq e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm për dy vendet dhe rajonin në përgjithësi.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll