Sport

Florian Marku triumfon në Londër, fiton përballë boksierit çek (VIDEO)

21 Shtator 2019, 09:18 Nga DOSJA
Florian Marku triumfon në Londër, fiton përballë boksierit

Mbrëmjen e djeshme boksieri shqiptar Florian Marku arriti të triumfojë në ndeshjen ndaj çekut, Miroslav Serban duke fituar çmimin e parë me vendim unanim. Dyluftimi u realizua në Londër dhe boksieri shqiptar shkëlqeu në ndeshjen përballë boksierit çek që kishte realizuar plot 15 ndeshje, në të cilat 11 prej tyre kishte qënë triumfues.

Me një lojtar të fuqishëm përballë, Florian Marku ka arritur që me teknikat e tij të korrë fitoren e padiskutueshme. Edhe pse kjo është ndeshja e tij e katërt, përballë një lojtari të fuqishëm boksi, Florian Marku tregoi më së miri aftësitë e tij, ku deri tani nuk ka parë asnjë humbje, në katër ndeshje boksi të realizuara.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport boksieri shqiptar florian marku florian marku triumfon në londër boksieri shqiptar florian marku florian marku triumfon në londër

Sondazh

Poll