Sport

Fansat presin vendimin për validimin e biletave të Championsit

23 Shtator 2019, 12:55 Nga DOSJA
Fansat presin vendimin për validimin e biletave të Championsit

Angli -Pas falimentimit dhe shpalljes se likuidimit të Thomas Cook, njerëzit presin në agoni nëse biletat që kanë blerë për ndeshjet e Championsit të këtij viti, do jenë ende të vlefshme.

Kompania nuk arriti dot t’i siguronte 250 milionë paund që i nevojiteshin për të qëndruar hapur, duke bërë kështu që të shpallte falimentin.

Shumë klube të Premier Ligës, si Liga Europës dhe Champions Liga përdorin shërbimet e Thomas Cook gjatë organizimeve të ndeshjeve të tyre.

Duke qënë se kompania nuk është më aktive, paketat dhe biletat që ajo ofronte kanë dalë jashtë përdorimit e nuk janë më të vlefshme.

Kompania nuk ofron asnjë shërbim likuidimi kundrejt njerzëve qe i’u janë djegur biletat.

Liverpul, Mançester United, Totenham, Arsenal, Çelsi dhe Mançester city kanë të tëra kontrata lidhëse me kompaninë Thomas Cook, secila prej ekipeve kanë shitur një numër të caktuar paketash së bashku me kompaninë.

Kompania Thomas Cook ishte partneri i shumë prej klubeve të mëdha, e cila do ti siguronte biletat, transportin dhe akomodimin fansave të futbollit të cilët do të ndiqnin ndeshjet nga afër.

Policia po vazhdon të investigojë ngjarjen, dhe po mundohet t’i japë një zgjidhje problemit të biletave që nuk do të likujdohen.

Burimi:BBC

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions lague europa league thomas cook champions lague europa league thomas cook

Sondazh

Poll