Sport

“Jam krenar që jam shqiptar”, boksieri i njohur Florian Marku, rrëmben sërish trofeun në Londër(VD)

22 Shtator 2019, 16:09 Nga DOSJA
“Jam krenar që jam shqiptar”, boksieri i njohur Florian Marku,

LONDËR- Florjan Marku, boksieri i talentuar shqiptar ka mposhtur në Londër boksierin e njohur Mirosllav Serban duke e çuar në 5 numrin e fitoreve pa asnjë humbje.

Nën thirrjet e tifozërisë së zjarrtë shqiptare të cilët kishin mbushur plotë e përplot sallën më të madhe në Londër, “Ingora The 02 Arena” e cila ishte kthyer tërësisht kuq e zi, Marku ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer duke ju dhuruar një spektakël të vërtetë të pranishmëve, gjatë të 6 raundeve rrjesht duke bërë krenarë sportdashësit shqiptarë që kishin ardhur nga të gjitha anët. Marku ka sulmuar nga fillimi dhe deri në fund të ndeshjes ku e ka vënë vazhdimisht në vështërsi kundërshtarin.

Ajo që ra në sy veç lojës luftarake dhe teknike të Markut ishte edhe qetësia që ruajti gjatë gjithë ndeshjes, gjë që bëri që ai mos të gabonte në asnjë çast dhe të dilte fitimtar pas raundit të gjashtë.

 

 

Për të mbështetur Markun, veç qindra bashkatdhetarëve të tjerë kishin ardhur edhe futbollistët e njohur dhe shumë të dashur për publikun mbarëshqiptarë, Granit Xhaka, Grezda që kishte udhëtuar nga Skocia dhe Ajeti e Mustafi, të cilët brohoritën dhe bënë thirrje për fitore gjatë gjithë ndeshjes. Gjithashtu këtë herë kishin ardhur tifozë edhe nga Australia e largët.

Florian Marku tashmë po udhëton drejt majave më të larta të boksit me një shpejtësi të madhe dhe i bindur për kurorëzimin e trofeut ndërkombtar.

Marku tha për Fax News se, se synon trofeun e madh dhe shprehet i bindur se do ta fitojë atë dhe dëshira e tij është të zhvilloj një ndeshje në Shqipëri si kampion bote. Ai është shprehur se: “jam krenar që jam shqiptar”.

Megjithëse kishte një listë të gjatë boksierësh për t’u ndeshur me Markun, asnjëri prej tyre nuk ka dëshiruar të përballej me boksierin shqiptar, pasi e dinin se çfarë i priste, pra i trembeshin humbjes së sigurtë. Ishte Serban, i cili pretendonte ta sfidonte Markun dhe ta ndalonte në revanshin e fitoreve të tij të një pasnjëshme, por që edhe ai dështoj përballë gjigandit shqiptar.

Edhe trajneri i Markut Josh Burnham në një prononcim për Fax News, shprehet optimist për të ardhme Markut.

Kështu Florian Marku ka arritur që të siguroj fitoren e pestë radhasi nga 5 ndeshjet e zhvilluara deri më tani nga të cilat katër të parat me nokaut.

Sipas medies britanike, Marku shumë shpejt do të bëhet një legjendë e Shqipërisë.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport boksieri i talentuar shqiptar fiton ne londër florjan marku boksieri i talentuar shqiptar fiton ne londër florjan marku

Sondazh

Poll