Aktualitet

EMRI/ U përfshi në trafikun e drogës për të shlyer borxhet, dënohet me 28 muaj burg 25-vjeçari shqiptar në Britani

Erion Hoxha po ngiste një Audi të pasiguruar përgjatë Bramford Road në Ipswich muajin e kaluar kur u ndalua nga policia për një kontroll.

17 Mars 2023, 13:53 Nga I.A
EMRI/ U përfshi në trafikun e drogës për të shlyer
Erion Hoxha

TIRANË- Një 25-vjeçar shqiptar, i cili u përfshi në furnizimin me drogë për të shlyer një borxh që kishte ndaj trafikantëve që e sollën në Mbretërinë e Bashkuar, është dënuar me 28 muaj burg. Erion Hoxha po ngiste një Audi të pasiguruar përgjatë Bramford Road në Ipswich muajin e kaluar kur u ndalua nga policia për një kontroll.

Hoxha u tha oficerëve se kishin kapur njeriun e gabuar dhe u ndalua fizikisht pasi nuk pranoi të vihej në pranga, madje ka sulmuar një oficer policie duke e vrarë në dorë. Hoxhës iu gjetën nëntëmbëdhjetë thasë me kokainë, një patentë drejtimi greke, një telefon celular dhe 285 paund para të gatshme në mjet.

Ndërsa në banesë u zbuluan u gjetën 19 thasë të tjerë me kokainë në një dhomë gjumi. Kur telefoni i tij u analizua nga ekspertët, u zbulua se përmbante mesazhe që tregonin përfshirjen e tij në furnizimin me kokainë duke përdorur metodën e dërgimit me kod postar. Mesazhet në telefon tregonin se një ditë para arrestimit të Hoxhës, 26 klientëve u ishin dorëzuar 39 thasë me kokainë me një vlerë totale prej 1530 £.

erion hoxha

Sondazh

Poll