LIVE UPDATES

Ndërron jetë babai i Saimir Tahirit, ish-ministri pritet të marrë pjesë në funeral: O ba pse s'më prite, ti më bëre burrë

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

I ndërroi jetë babai, Tahirit i jepet leja për të marrë pjesë në varrim

Ndërron jetë babai i Saimir Tahirit, ish-ministri pritet të
Foto ilustrim

TIRANE- Ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri i është dhënë leja për të marrë pjesë në funeralin e babait të tij, Bashkim Tahiri. Tahiri do të dalë nesër për disa orë nga burgu dhe do të shoqërohet nga efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Tahiri ndodhet aktualin në burgun e Lushnjes. 

Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit Saimir Tahiri u nda sot nga jeta në moshën 73-vjeçare pasi vuante prej vitesh nga leuçemia, sëmundje që e kishte rënduar. Ai njihej si farmacist dhe prej vitesh ushtronte këtë profesion./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Paç zemrën e fortë", Petro Koçi thyen "akullin" mes PS dhe Tahirit, e ngushëllon publikisht për humbjen e babait

Ndërron jetë babai i Saimir Tahirit, ish-ministri pritet të
Petro Koci dhe Saimir Tahiri

TIRANE- Deputeti i qarkut të Fierit, Petro Koçi është emri i parë i Partisë Socialiste që ka vendosur të ngushëllojë publikisht, ish-ministrin Saimir Tahiri, për humbjen nga jeta të babait, Bashkim Tahirit.

Edhe pse Tahiri është në burg dhe asnjë nga ish-kolegët e tij nuk ka shprehur një solidarizim publik, Koçi ka vendosur të thyejë akullin mes ish-ministrit dhe Partisë Socialiste duke zgjedhur ti japë një mbështetje publike në këtë moment të vështirë.

"Ngushellime Saimir Tahiri per humbjen e babait. Pac zemren e forte!",-shkruan Koçi në Facebook. 

Postimi:

Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit Saimir Tahiri u nda sot nga jeta në moshën 73-vjeçare pasi vuante prej vitesh nga leuçemia, sëmundje që e kishte rënduar. Ai njihej si farmacist dhe prej vitesh ushtronte këtë profesion./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vdekja e babait, Saimir Tahiri do të dalë disa orë nesër për ti dhënë "lamtumirën e fundit"

Ndërron jetë babai i Saimir Tahirit, ish-ministri pritet të
Saimir Tahiri

TIRANE- Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve pritet ti miratojë lejen disa orëshe ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, për të marrë pjesë në funeralin e babait të tij.

Tahiri aktualisht ndodhet në Burgun e Lushnjes, ku është duke pritur vendimin e gjykatës për lirim ose vuajtje ende të dënimit. Tahiri pritet të lirohet nesër për disa orë, sa për ti dhënë lamtumirën e fundit, të atit, Bashkim Tahiri, i cili u nda nga jeta sot në moshën 73-vjeçare pas një lufte të gjatë me leuçeminë.

Lajmin e dhanë familjarët e tij publikuan në faqen e tij në rrjetet sociale, një letër që ish-ministri kishte dërguar nga burgu./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"O ba, si nuk më prite", ndërron jetë babai i Saimir Tahirit, ish-ministri i dërgon letrën nga burgu (MESAZHI)

Ndërron jetë babai i Saimir Tahirit, ish-ministri pritet të
Bashkim Tahiri dhe Saimir Tahiri

TIRANE- Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ndodhet aktualisht në burg është ndarë nga jeta. Lajmin e kanë dhënë familjarët e ish-ministrit në një postim në faqen e tij, ku kanë ndarë edhe mesazhin e Tahirit për të. Ish-ministri i ka dërguar një letër nga burgu në pamundësi për të qenë krah të atit në ccastet e fundit. "O Ba, si nuk më prite",-thuhet në postim. I ati i Tahirit vuante prej vitesh nga leuçemia dhe vitet e fundit sëmundja i ishte përkeqësuar.

POSTIMI I PLOTË:

O Ba, si nuk më prite?

Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.

Të ndritë shpirti atje lart!

Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.

Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.

Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:

Të dua shume Ba!

Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.

Përgjithmonë!

vdes bashkim tahiri saimir tahiri

Sondazh

Poll