Bota

PAMJE të reja/ Protesta masive në Greqi, momenti kur policia godet me grusht qytetarët, një tjetër përçan turmën me vinç

Pamje të pabesueshme u regjistruan në rrugën “Akadimias” në qendër të Athinës, pas përfundimit të protestes.

16 Mars 2023, 22:14 Nga a.l
PAMJE të reja/ Protesta masive në Greqi, momenti kur policia godet me
Protesta në Greqi

GREQI- Pas aksidentit tragjik me dy trenat, ku humbën jetën 57 persona me të cilëve 6 shqiptarë, Greqia nuk gjen qetësi nga protestat. Edhe sot në Athinë dhe në qytete të tjera të vendit mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugë e sheshe të maskuar e të pajisur me mjete të forta. Në disa vende pranë institucioneve ata kanë ndezur zjarre, kanë sulmuar me molotov dhe gurë ndar forcate të policisë. Por ajo që bën më shumë përshtypje sot është kundërpërgjigja më e dhunshme e forcave të policisë greke.

 


Pamje të pabesueshme u regjistruan në rrugën “Akadimias” në qendër të Athinës, pas përfundimit të protestes. Siç shihet në video, një punonjës policie duke drejtuar vinçin e ELAS-it për pak ka shtypur protestuesit në rrugën Akadimias. Në fakt, ai ka rënë qëllimisht mbi një grup personash që po lëviznin një kosh plehrash. Në një tjetër video shihet se si një punonjës policie godet në fytyrë një grua.

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll