16 Mars 2023, 21:58
Nga k.m.
Klodiana Lala
TIRANË- DEA amerikane (Drug Enforcement Administration) u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të dërgojnë informacione për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, një ngjarje që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e vendit tonë. Në fjalën e saj, gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ajo deklaroi se një ish-zyrtar i lartë, është i pari që ka dërguar email me informacione të tilla tek DEA.
"E shoh si lajmin më të rëndësishëm të muajve të fundit. E kemi thënë që Shqipëria është kthyer në një narko-shtet. Trafiku i drogave të forta nga Amerika Latine në drejtim të Shqipërisë, nuk është më histori e disa trafikanëve, por është proces i organizuar me mbështetje të forta politike.
DEA, duke qenë se në Shqipëri kanë dështuar dhe janë dekonspiruar disa operacione të rëndësishme, si Xibraka, ku Gjykata e Apelit fshikullonte Policinë e Shtetit, që ndërhyri para kohe për të shpëtuar bosët, ishte një nga vendimet që asnjëherë nuk u lexua seriozisht nga institucionet ligjzbatuese. Kush e dekonspiron një çështje të trafikut të drogës? Titullari i policisë. Për këtë arsye, DEA, përmes ambasadës, ju bën thirrje qytetarëve shqiptarë të japin informacion. Ndonjëherë nga informacionet që duken si të parëndësishme, për institucionet atje janë shumë të rëndësishme. Shqipëria është kthyer në hambar drogë, në rrugë kalimi… Ne kemi disa laboratorë të konfirmuar, por ka edhe të tjerë të përfolur dhe të pazbuluar.
Për të ekspozuar ata që shesin apo dekonspirojnë informacionet, për të ekspozuar lidhjet e njerëzve të rëndësishëm të politikës me trafikantët e drogës, gjeti këtë mundësi. DEA ka dëshmuar që e garanton anonimatin e informatorit. Kushdo që do të flasë, nuk do të dalë dhe ekspozohet në publik. Duke mos patur besim te autoritetet shqiptare, duke patur dyshime të forta për përfshirjen e njerëzve të politikës, biznesit, në trafikun e drogës, është gjetur si një mënyrë për të grumbulluar informacion.
Një ish zyrtar i lartë ka qenë emaili i parë që i ka vajtur DEA-s,"- tha Lala.
klodiana lala
Aktualitet
16 Mars 2023, 21:33
k.m.
Foto ilustruese
Fiks Fare solli historinë e një pacienteje nga Elbasani, ku me letër rekomandimi ishte nisur me urgjencë...
Aktualitet
16 Mars 2023, 21:20
a.l
Operacion në Itali
ITALI- Një mega-operacion është zhvilluar sot në Itali. Mediat vendase raportojnë se janë arrestuar 2...
Aktualitet
16 Mars 2023, 21:17
k.m.
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar një ngjarje që tregon për ndikimin që ka bota e krimit gjatë fushata...
Aktualitet
16 Mars 2023, 21:10
a.l
Pasaporta
Shqipëria ka kaluar disa vendeve shumë më të pasura dhe të zhvilluara se ajo për sa i përket fuqisë s&eum...
Aktualitet
16 Mars 2023, 21:04
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me kohën e vuajtjes së dënimit në burg...
Aktualitet
16 Mars 2023, 20:58
A.B
New York
TIRANË- Shqiptarët e viteve 1950 jetonin mesatarisht vetëm 54 vite, ndërsa që nga ajo kohë jetëgjatësia &e...
Aktualitet
16 Mars 2023, 20:39
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 40-vjeçari Arben Kanaçi, i cili u aksidentua mbrë...
Aktualitet
16 Mars 2023, 20:26
A.B
Ambulance
ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën Jugore. Një e moshuar, e cila po tentonte ...
Aktualitet
16 Mars 2023, 20:21
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Një i burgosur shqiptar, i cili po shoqërohej nga policia për në gjykatë, është arratisur në...
Aktualitet
16 Mars 2023, 20:16
A.B
Klaudia Lata
GREQI- Motra e të shqiptares Klaudia Lata e cila humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi ndodhet në gjendje t...